Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDIHM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap ndihmë, i lehtësoj barrën, punën, mundin a vështirësitë; e shpëtoj nga një rrezik ose nga një gjendje e vështirë; i jap dorën, e përkrah, e mbështet. Ndihmon shokët. E ndihmoi me detyrat. E ndihmoi në punë (në rrezik, në vështirësi). E ndihmoi me fjalë (me këshilla). Ndihmoj pa u kursyer. E ndihmon për të mësuar. Më ndihmo ta ngre!
2. I jap të holla ose diçka tjetër një njeriu që ka nevojë; i jap atë që i duhet. E ndihmoi me të holla. E ndihmoi me libra. E ndihmon pa u kursyer (me gjithë shpirt, me të dyja duart).
3. vet. v. III Shërben për të lehtësuar zhvillimin e diçkaje a për të bërë diçka, lehtëson; i sjell dobi, i jep dorë. E ndihmon zhvillimin (rritjen). Na ndihmoi literatura. Më ndihmon të qenët pjesë e këtij grupi. Këto masa ndihmuan shumë. Nuk na ndihmoi moti.
✱Sin.: përkrah, ndih, mbështes, favorizoj, ndajgjendem, ndërhyj, shpëtoj, gjendem, ndodhem, mbroth, shikoj, shpie, zhvilloj, lehtëson, shërben, vlen, përdoret.
NDIHM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap ndihmë, i lehtësoj barrën, punën, mundin a vështirësitë; e shpëtoj nga një rrezik ose nga një gjendje e vështirë; i jap dorën, e përkrah, e …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë