Fjalori
NDEZTË

NDÉZTË (i, e) mb. 1. I ndezur. Ngjyra të ndezta.
2. fig. Që ka një natyrë pasionante dhe gjaknxehtë; i zjarrtë, plot pasion. Fjalë të ndezta. Bisedime të ndezta.
Sin.: i ndezur, i zjarrtë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: NDEZ
NDEZ

NDEZ vep., ~A, ~UR kal. 1. kal. I jap zjarr, e bëj që të digjet diçka; kund. shuaj, fik. Ndez zjarrin. Ndez fitilin. Ndez oxhakun. Ndez furrën (sobën). Tjetrit i digjet mjekra, ai kërkonndezë cigaren.
2. bised., kal. I vë zjarrin cigares a duhanit dhe nis ta thith; kund. shuaj, fik. Ndez një cigare (një duhan). E ndezim nga një! Nuk e ndez (fare) nuk e pi (fare) duhanin.
3. kal. I jap flakë diçkaje për të bërë dritë; e bëj që të japë dritë; kund. shuaj, fik. Ndez dritën. Ndez qiriun (llambën). Ndez kandilin.
4. kal. Bëj që të nisë punën një pajisjepunon me djegiebrendshme, me rrymë elektrike ose me bateri; vë në punë; kund. shuaj, fik. Ndez motorin (tornon). Ndez makinën. Ndez radion (televizorin). Ndez celularin.
5. fig., kal. Bëj që të nisë; jap shkas që të fillojë me vrull, që të marrë hov, shkaktoj. Ndezën luftën (betejën). Ndezi diskutimet. Kjo çështje i ndezi debatet. Ndezi grindje (sherr). Ndezi këngën. E ndezën bisedën.
6. fig., kal. E bëjgjallërohet e të marrë hov, e ngre peshë. Fitorja u ndezi zemrat. I ndezi shpirtin. Ua ndezi gjakun. I ndezi dëgjuesit.
7. fig., kal. E bëj t’i shfaqet një ndjenjë, një dëshirë etj., i ngjall me forcë, nxit. I ndezi dëshirën. I ndezi ndjenjat. I ndezi kureshtjen (zemërimin, urrejtjen). I ndezi një zjarr në gji. Ndez kërshërinë. Ndez shkëndijat e shpresës. Ndez pakënaqësinë. Ndez armiqësinë.
8. fig., bised., kal. E bëjzemërohet, të marrë zjarr ose të mos përmbahet. I ndezi loja (rakia). E ndezi me fjalë. E ndezitepër (më keq).
9. kal. E bëjketë ose të ndiejë shumënxehtë; skuq. Atë e ndezi vapa (pija). Furra e nxehtë ia ndezi faqet (fytyrën). Më ndezën këto rroba.
10. fig., bised., kal. Qëlloj me forcë; godas me diçka, i bie. Ia ndezi me shuplakë (me shqelm). Ia ndezi fytyrës (prapa veshit). Ia ndezi me top.
11. jokal., vet. v. III Merr zjarr; shkrep (për armët). Nuk i ndezi eshka. Nuk i ndezi pushka.
12. fig., bised., jokal., vet. v. III ecën, ia arrij asajdua, më ndrit (zakonisht me mohim). Nuk i ndezi me të. Nuk po i ndez gjëkundi. E pa që s’i ndezi. Nuk i ndezi fjala.
13. fig., bised., jokal., vet. v. III gjen një e keqe, nga e cila nuk shkëputem dot, më zë; bie keq me dikë, gjej belanë nga dikush. I ndezi me atë njerikeq. Më ndezi me të. Më ka ndezur keq. Ç’na ndezi me të!
Sin.: shkrep, çel, kall, çikëloj, djeg, zjarrtis, tymos, hap, zhegoj, lëshoj, zë, feks, ndrit, shkaktoj, gjallëroj, furroj, nxeh, zgjoj, përndez, ngjall, nxis, shtyj, zemëroj, skuq, qëlloj, shuplak, godit, zbraz, zbrazet, shkrehet.
ndezi (më polli, më gjeti) *belaja (me dikë). Nuk i ndez *fisheku (dikujt). I ndez *gjakun (dikujt). I ndezi (i nxehu) *gjakrat (dikush). Ia ndezën *kandilin (dikujt) mospërf. Ia ndezi *mizat (dikujt). Ndez *motorët libr. Sikur ka ndezur *murin (dikush) iron. I ndezën *pizgat. Nuk i ndezi (nuk i shkrepi) *pushka (dikujt). I ndez *qiririn (dikujt). Ia ndezi (ia veshi) *syve (dikujt). Ndezi *shkëndijën (dikush). As ndez e as shuan (dikush) është njeri i plogët e moskokëçarës, që nuk merr pjesë gjallërishtdiçka ose që nuk të mbaron punë; as të ngroh e as të ftoh; as prish e as ndreq; as të prin e as të ndjek; as qan e as qesh; as turbullon e as kullon; (s’është) as për tutje e as për tëhu. Është ndiz e shuaj (dikush). 1. Merret me punëkota, s’e ke për gjë. 2. Nuk është i qëndrueshëm, herë merr vrull e herë bieplogështi. Ia ndez *zemrën (flakë) (dikujt). Ndez *zjarrin (dikush).

NDEZ

NDEZ,~I m., krahin. Zili, xhelozi. E kishte ndezvëllain.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.