Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDÉZËS,~E mb. 1. Që shërben për të ndezur, për të dhënë zjarr. Bombë ndezëse. Predhë ndezëse. Gur ndezës gur zjarri, strall.
2. Që merr zjarr me lehtësi, që ndizet shpejt. Lëndë ndezëse. Ka veti ndezëse. Materiale të rrezikshme, ndezëse.
3. fig. Që të gjallëron e të ngre peshë, që të ndez. Fjalë ndezëse. Tingujt ndezës të muzikës. E kuqja ndezëse.
✱Sin.: flakëvënës, i djegshëm, gjallërues, frymëzues.
NDÉZËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Mjet ose pjesë e posaçme, që shërben për t’i dhënë zjarr një granate, një mine etj. Ndezës me gaz. Ndezës i lëngshëm. Ndezësit e minave. Shkrehësi me ndezësin. I vuri ndezësin.
2. vjet. Ai që ndizte fenerët ose kandilat për ndriçimin e qytetit. Ndezësi i fenerëve. Ndezësi i kandilave.
✱Sin.: flakëvënës, çakmak, fenerndezës, kandilndezës, zjarrndezës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë