Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDERSHMËRÍ,~A f. Cilësia e të qenët i ndershëm, të qenët i ndershëm, qëndrim moral i pastër; kund. pandershmëri, çndershmëri. Ndershmëria e trupit gjykues. Ndershmëria në punë. Punon me ndershmëri. Nuk dyshojmë në ndershmërinë e tij. Ndershmëria sjell sukses të vërtetë. Ndershmëria është virtyt.
✱Sin.: virtyt, nder, moral, pastërti, drejtësi, paanshmëri, paanësi, zemërbardhësi, besnikëri, shpirtdëlirësi, çiltërsi, çiltëri, fisnikëri.
NDERSHMËRÍSHT ndajf. Në mënyrë të ndershme, me nder, me ndershmëri, pa u turpëruar, ndershëm; kund. çndershmërisht, pandershmërisht. Punon ndershmërisht. I pranoi ndershmërisht gab…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDÉRSHM/E,~JA (e) f. sh. ~E, ~ET Ajo që vepron në përputhje me moralin e normat e shoqërisë, ajo që sillet dhe punon me nder, me drejtësi e me ndërgjegje; ajo që është e pastër mor…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që vepron në përputhje me moralin e normat e shoqërisë, që sillet dhe punon me nder, me drejtësi e me ndërgjegje; kund. i pandershëm. Njeri i ndershëm…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDÉRSH/ËM, ~MI (i) m. sh. ~ËM, ~MIT (të) Ai që vepron në përputhje me moralin e normat e shoqërisë, ai që sillet dhe punon me nder, me drejtësi e me ndërgjegje; ai që është i pastë…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDÉRSHËM ndajf. Me nder, pa u turpëruar, ndershmërisht. U ndamë ndershëm. A ka më ndershëm se kaq? Them saktë e ndershëm.✱Sin.: ndershmërisht, faqebardhë, çiltërsisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë