Fjalori
NDER

NDER,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Tërësia e vetive a e tipareve moralenjeriut, që burojnë nga parimecaktuara, që çmohen nga shoqëria dheshfaqensjelljet e në veprimet e tij në rrugëdrejtë; cipa e njeriutshoqëri, që ai e ruan me krenari dhe që nuk lejon t’ia cenojnë; kund. turp. Nderi i familjes. Çështje nderi. Rruga e nderit. Ruaj (mbroj) nderin. E preku (e cenoi) në nder. I mori nderin e turpëroi. Rron (punon, sillet) me nder. E vuri nderinvend. E mbaj me nder. Plotësoj (kryej) me nder. Betohem për nder. I jap fjalën e nderit. Po të duash nder, sillu me nder. (fj. u.).
2. vet. nj. Pastërtia morale e dikujt, qëndrimi dhe sjellja e virtytshme, ndershmëria dhe besnikëria (zakonisht për gratë). Vajzë (grua) me nder. Humbi (shiti) nderin. I mori nderin. I mbajti nderinshoqit.
3. vet. nj. Emër i mirëgëzon dikush paratjerëve, lavdi. Nderi i atdheut. E mbuloi me nder. Njollosi nderin. I ra nderi.
4. vet. nj. Dikush a diçka me vetilarta e të shquara, që na bënkrenohemi; lavdia, krenaria. Nderi dhe lavdia. Nderi i klasës (i shkollës).
5. vet. nj. Nderimi që na bëjnëtjerët ose që shfaqim kundrejt tyre, vlerësimi i lartë nga shoqëria ose ngatjerët. Shenjë nderi. Pritje (darkë) për nderdikujt. I bëj nder dikujt e nderoj. E kam (e quaj) për nder nderon. E priti me nder. I dha nder. I përket (i bie, i takon) nderi është meritë e tij, i takon vlerësimi i lartë për një punëvështirë ose për një arritjeshënuar. Qofsh me nder! (ur.) T’u rrittë nderi! (ur.) Për nder-armë! (usht.) komandë për të nxjerrë armët përpara në një mënyrëcaktuar si shenjë nderimi. S’ka nder më të madh.
6. vet. nj. Përdoret në tog pranë një emri tjetër, që tregon diçka e cila bëhet a jepet si shenjë e vlerësimitposaçëm për cilësitë, për shërbimet, për punën e veprimtarinë e dikujt ose shpreh nderimin e veçantë për dikë. Titull nderi. Vend nderi. Tabelë nderi. Anëtar nderi. Qytetar nderi. Kryetar nderi. Presidium nderi. Rojë nderi. Zë një vend nderi. Fletë nderi.
7. Një e mirë a një shërbim që i bëhet dikujt. I bëri një nder. Ia ktheu (ia lau) nderin. Ka bërë shumë ndere.
8. bised. Nderimet që i bëhen dikujt a që i gëzon nga shoqëria ose ngatjerët. Nderet e shtëpisë. U bëri nderet miqve. E priti me të gjitha nderet. E ngarkoi me ndere. S’i harroj nderet që më bëhenkohëvështira. Ia bëmëgjitha nderet.
9. Dhuratatçon nusjashtëpinë e dhëndrit.
Sin.: cipë, faqe, fytyrë, perde, erz, namus, ndershmëri, emër, lavdi, krenari, hir, nderim, vlerësim, shërbim, favor, mirësi, e mirë, nderime, shërbesë.
I bëj nder (dikujt). 1. E nderoj. 2. I jap pa shpërblim diçka që i duhet a që i hynpunë, ia dhuroj diçka për të cilën ka nevojë. Doli (u nda) me nder (dikush) gjeti zgjidhjemirë për të dalë nga një gjendje e vështirë; përfundoi me sukses një punëvështirë; doli faqebardhë. Ia di për nder (dikujt) i jam mirënjohës për diçka; është ai që më ka bërë një të mirë dhe që nuk do t’ia harroj; ia di për të mirë. *Faqe me nder. Në *fushën e nderit lart. Kam nderin... lart. përdoret si shprehje mirësjelljeje kur i drejtohemi dikujt me nderimveçantë, me gojë a me shkrim; e quaj si shenjëveçantë nderimi. I mori nderin (dikujt). 1. E fyeu rëndë dikë paratjerëve; e turpëroi, e bëri me turp. 2. E çnderoi, e përdhunoi (një femër). Me nder qofsh! përdoret si përgjigje mirësjelljeje kur na falënderon dikush; t’u rrittë nderi! Me nder teje (jush) përdoret kur shqiptojmë një fjalëpahijshme ose kur përmendim diçka që e përbuzim para dikujt, për të cilin kemi respekt; faqe me nder; me nder me thënë. Me nder me thënë shih me nder teje (jush). Ia qiti nderin në *ujë (dikujt) keq. T’u rrittë nderi! ur. faleminderit!; qofsh i nderuar!; me nder qofsh!

NDER

NDERI vep., ~A, ~UR kal. Nderoj, respektoj. E nderi me të gjithamirat.

NDER

NDERII vep., ~A, ~UR kal. Ndej, shtrij. Nder rrobatdiell.


Rezultate të ngjashme

►NDÉR/EMI jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Nderohem. 2. pës. e NDERI.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►NDÉR/EMII jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ndehem; shtrihem sa gjatë e gjerë. U nder në divan.2. pës. e NDERII.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDERÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur nderoj apo kur nderohem; kund. çnderim. Nderimi ushtarak. Nderimi me dorë (me kokë). Në shenjë nderimi. I përgjigjem nderimit. I bëj nderimi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDÉRJ/E,~A f. 1. Veprimi dhe gjendja kur ndej ose kur ndehem. Nderja e rrobave. Nënëmadhja po e mbaronte nderjen. Nderja e dorës (e këmbës). Nderje nervore. Nderja e të gjitha forc…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDÉRM/Ë (i), ~E (e)I mb. Që është i nderë1; i sheshtë. Pjatë e nderme.Sin.: i nderë, i rrafshët, i cekët, i përfushtë. Gjithë ditën e nderme tërë ditën pa pushim, sa zgjat dita, …

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDÉRM/Ë (i), ~E (e)II mb., bised. Që është i ndershëm; i ndershëm. Sin.: i ndershëm, i respektueshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap rëndësinë e duhur dikujt duke u sjellë mirë e me respekt të veçantë; shpreh vlerësimin e lartë dhe respektin për dikë; kund. çnderoj. Nderon …

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDÉRTË (i, e) mb., vjet. Që është i nderuar; i nderuar.Sin.: i nderuar, i respektuar, i përfillur, i çmuar, i shquar, i lartë, i vlerësuar, i sjellshëm, fisnik, namusqar, zotëri, …

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDÉRË (i, e) mb. 1. Që është i rrafshët e i cekët, i përfushtë; kund. i thellë. Pjatë e nderë. Tepsi e nderë. 2. I shtrirë sa gjatë gjerë, i hapët. Fushë e nderë. E kur shikonte ka…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDÉRË ndajf. 1. Në mënyrë të tensionuar; në një situatë të tensionuar. 2. Shtrirë, rrafsh. Mbeti nderë lëndinave.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.