Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDENJËTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që rri ulur. 2. Ajo që shkon për darkë diku dhe e kalon natën aty. 3. Ajo që është ngulur në një vend, anase, vendëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDÉNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend. Iu betua vetes se nuk do ta linte këtë ndenjë derisa të gjente të vërtetën.2. Vendbanim, banesë.3. Dhomë ndenjeje.✱Sin.: banesë, çerdhe, strofkë,…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDÉNJËS,~E mb. Që është ngulur në një vend dhe është bërë banor atje.✱Sin.: vendës, rrënjës, vendas.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDÉNJËS,~I m. sh. ~, ~IT vjet. Banor i një vendi; banor vendës. Ka pak ndenjës. Ndenjësit nuk po njihen më.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDÉNJËS/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET Banore e një vendi; banore vendëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDÉNJËS/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET 1. Orendi që shërben për t’u ulur; vend, zakonisht me një shtresë të butë, për t’u ulur në një mjet udhëtimi. Ndenjëse e butë. Ndenjëset e autobusit …
Shfaq përkufizimin e plotë →NDENJËSÓR,~E mb., anat. Që lidhet me kockat e legenit e të të ndenjurave; ndejtësor. Nervi ndenjësor shiatiku.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDENJËSÓR,~I m. Ndejtësor.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë