Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDALÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ndaloj dikë a diçka ose kur ndalohem nga dikush a nga diçka; kund. lejim. Ndalimi i punës. Ndalimi i zjarrit. Ndalimi i gjakut. Ndalimi i armëve bërthamore. Ndalim kalimi. Ndalim i punimeve. Ndalim hyrjeje. Ndalimi i dhunës në familje. Ndalim ushtrimi të funksionit. Ndalime ligjore.
2. bised. Porosi ose urdhër për të mos bërë diçka. Iku, me gjithë ndalimet e s’ëmës.
✱Sin.: pushim, ndalje, qëndrim, shkyçje, ndërprerje, pengim, arrestim, paraburgim, shuarje, reshtje, ndalesë, porosi, pezullim, mbyllje, ngelje, mbajtje, prerje, përqendrim.
NDAL vep., ~A, ~UR kal. 1. I ndërpres lëvizjen ose ecjen dikujt a diçkaje, e bëj të qëndrojë në vend; ndaloj. Ndal hapin. Ndal makinën. I ndal hovin kalit.
2. Ndërpres ose lë pa përfunduar një veprim, një punë etj. Ndal shfletimin e gazetës. Ndal punën (bisedën, këngën). Ndali vrapin (hapin). E ndalën zënkën. E ndali valën (hovin, vrullin).
3. I ndërpres rrjedhjen, nuk e lë të rrjedhë a të dalë; e pushoj, ndaloj. Ky ilaç e ndal rrjedhjen e gjakut. I ndali lotët. E ndali rrjedhjen e ujit.
4. bised. E mbaj që të rrijë diku si mik. E ndali mikun për drekë (për darkë).
5. Nuk i jap diçka që i përket dikujt, e mbaj. I ndalën rrogën dikujt. Nuk ndal asgjë për vete. Ia ndalën me këste.
6. fig. E ngul diku, e përqendroj te dikush a te diçka. I ndali sytë (e ndali vështrimin) te flamuri. E ndalëm vëmendjen te çështja kryesore.
7. bised. Shuaj. Ndal zjarrin. Ndal qiriun. Ndal motorin.
8. jokal. Pushoj së ecuri, së lëvizuri a së bëri diçka, ndalem; ndërpritet. Ndalën te dera. Ndali makina. Prit që të ndalë shiu, pastaj ik.
9. vjet. Mbaj bijën (vajzën, motrën) që ka ardhur në shtëpi të prindërve, s’e lejoj të shkojë më te burri që kishte, mbaj. E ndali të bijën. Ia ndalën nusen.
✱Sin.: ndaloj, ngul, përqendroj, shuaj, ndalem, qëndroj, ndërpritet, pushon, ndal!, qëndro!, prit! (prisni)!, dale! ndaj, mbaj.
♦ I ndal *dorën (dikujt). I them “ndal” (diçkaje) libr. i pres rrugën përparimit të diçkaje, s’e lë të shkojë a të zhvillohet më tej; e pengoj menjëherë; e kundërshtoj me forcë e me vendosmëri, nuk e lejoj. Ta ndal *frymën (dikush). E ndali (e la, e mbajti) *vrapin (diku).
NDALIMÓR,~E mb. Që të ndalon të bësh diçka, që të pengon, ndalues.✱Sin.: frenues, pengues, bllokues, ndalues.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDALIMQARKULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Urdhër për të mos lëvizur pa lejë të veçantë, sidomos në orët e natës, nëpër rrugët e një qyteti në kohë lufte, në gjendje të jashtëzakonshme apo …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë