Fjalori
NDALEM

NDÁL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ndërpres ecjen ose lëvizjen, qëndrojvend; pushojpunuari a së vepruari. U ndal në mes të skenës. U ndal që të mbushej me frymë. Punon pa u ndalur.
2. vetv., vet. v. III Pushon së rrjedhuri, së zhvilluari, së punuari etj., nuk vepron a nuk bëhet më, ndërpritet, ngelvend. U ndal shiu (bora). U ndal gjaku. U ndal puna. U ndal qarkullimi. U ndal bombardimi.
3. vetv. Çrregullohet, nuk funksionon mirë (goja, veshi, syri); kund. rregullohet, shërohet. Iu kanë ndalur sytë (veshët).
4. vetv. Qëndroj diku për të bujtur ose si mik; qëndroj diku rrugës për pak kohë. Ndalem me miqkafe. Ndalemhotel (te një mik). U ndalëm për darkëbujtinë.
5. fig., vetv. Përqendroj vëmendjen diku, merremveçanti me dikë a me diçka. U ndal në (te) një çështje. U ndalën te problemishqetësues. Po ndalemi te disaanë pozitive. Do të dojandaleshaçështjen e ditës.
6. vetv. Përmbahem, e mbaj veten, nuk e bëj diçka. Nuk di të ndalet. Nuk u ndal as para një krimi. Nuk ndalet para asgjëje. Ndalem përpara autoritetit të tij.
7. vetv. Mbahet bija (vajza, motra) që ka ardhurshtëpiprindërve, nuk lejohet (nga njerëzit e familjes) të shkojë më te burri. Erdhi në fis e u ndal.
8. pës. e NDAL.
Sin.: ndaloj, pushoj, rri, shkyçet, ndërpritet, pritet, ndalohet, shuhet, kthehem, ngel, buj, qëndroj, përqendrohem, merrem, përmbahem, ndalu! ndal!


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: NDAL
NDAL

NDAL vep., ~A, ~UR kal. 1. I ndërpres lëvizjen ose ecjen dikujt a diçkaje, e bëjqëndrojëvend; ndaloj. Ndal hapin. Ndal makinën. I ndal hovin kalit.
2. Ndërpres ose lë pa përfunduar një veprim, një punë etj. Ndal shfletimin e gazetës. Ndal punën (bisedën, këngën). Ndali vrapin (hapin). E ndalën zënkën. E ndali valën (hovin, vrullin).
3. I ndërpres rrjedhjen, nuk e lë të rrjedhë a të dalë; e pushoj, ndaloj. Ky ilaç e ndal rrjedhjen e gjakut. I ndali lotët. E ndali rrjedhjen e ujit.
4. bised. E mbaj që të rrijë diku si mik. E ndali mikun për drekë (për darkë).
5. Nuk i jap diçka që i përket dikujt, e mbaj. I ndalën rrogën dikujt. Nuk ndal asgjë për vete. Ia ndalën me këste.
6. fig. E ngul diku, e përqendroj te dikush a te diçka. I ndali sytë (e ndali vështrimin) te flamuri. E ndalëm vëmendjen te çështja kryesore.
7. bised. Shuaj. Ndal zjarrin. Ndal qiriun. Ndal motorin.
8. jokal. Pushojecuri, së lëvizuri a së bëri diçka, ndalem; ndërpritet. Ndalën te dera. Ndali makina. Prit që të ndalë shiu, pastaj ik.
9. vjet. Mbaj bijën (vajzën, motrën) që ka ardhurshtëpiprindërve, s’e lejojshkojë më te burrikishte, mbaj. E ndalibijën. Ia ndalën nusen.
Sin.: ndaloj, ngul, përqendroj, shuaj, ndalem, qëndroj, ndërpritet, pushon, ndal!, qëndro!, prit! (prisni)!, dale! ndaj, mbaj.
I ndal *dorën (dikujt). I themndal(diçkaje) libr. i pres rrugën përparimitdiçkaje, s’e lë të shkojë a të zhvillohet më tej; e pengoj menjëherë; e kundërshtoj me forcë e me vendosmëri, nuk e lejoj. Ta ndal *frymën (dikush). E ndali (e la, e mbajti) *vrapin (diku).

NDAL

NDAL pasth. Përdoret si komandë që i drejtohet dikujt për të mos ecur më tej, për të qëndruarvend, stop. Ndal! Kush kalon? Thërriti «ndal!».

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.