Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDAJSHTESÍM,~I m., gjuh. Procesi i krijimit të një fjale të re ose i trajtës së një fjale mbi bazën e një fjale ekzistuese me anë të një ndajshtese. Ndajshtesimi është proces gjuhësor. Ndajshtesimi është rruga më prodhimtare e pasurimit të leksikut.
NDAJSHTESÓR,~E mb., gjuh. Që ka lidhje me ndajshtesën; që bëhet me anë të ndajshtesave. Morfemë ndajshtesore. Fjalëformim ndajshtesor.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDAJSHTÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT gjuh. Pjesë që i shtohet një rrënje ose një teme të fjalës përpara (parashtesë), në mes (brendashtesë) a në fund (prapashtesë), për të formuar një fja…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDAJSHTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. Përcaktor i shprehur zakonisht me një emër a i zgjeruar edhe me fjalë të tjera, që vihet pranë një emri tjetër ose një përemri e lidhet me këta th…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDAJSHTIMÓR,~E mb., gjuh. Që shërben si ndajshtim, që luan rolin e ndajshtimit. Plotës ndajshtimor (vjet.) Fjali ndajshtimore.
Shfaq përkufizimin e plotë →►NDAJSHT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. I bashkëngjitet, i shtohet pranë.2. pës. e NDAJSHTÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDAJSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I shtoj pranë, i bashkëngjis. Duke ia ndajshtuar rastit tim, vetëm do t'i shtoja këtë. Skajit ‘mënjanim’ i ndajshtoi ‘eliminim’.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDAJSHTRÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT gjuh. Gjuha e ardhësve (zakonisht e një pakice), që ndikon mbi gjuhën e një popullsie rrënjëse si gjuhë fqinje, ose gjuha e një popullsie që bashkëje…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDAJSHTÚAR (i, e) mb. Që është ndajshtuar. Germa e ndajshtuar përcakton radhën që zë ai në vargun e dorëshkrimeve më të lashta.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë