Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDAJAFËRSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Afërsi e madhe me dikë a me diçka; tipare të përbashkëta. Ishte si një ndajafërsi sekrete. Shquhet me të drejtë me një ndajafërsi të njerëzve meritorë. Krijon në mënyrë të pavetëdijshme ndajafërsi shpirtërore midis njerëzve. Cilatdo qofshin ndajafërsitë ndërmjet tyre, demokracitë kanë interesa të papërputhshme.
2. gjuh. Marrëdhënie gjenetike, afinitet. Ndajafërsitë midis gjuhëve indoeuropiane.
NDAJAFRÍ,~A f. Ndajafërsi.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDAJÁFËRT (i, e) mb. 1. Që ka tipare të përbashkëta me dikë a me diçka, që ka ndajafërsi.2. gjuh. Që është i lidhur gjenetikisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë