Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDËSHKÚES,~E mb. 1. Që ka për qëllim të ndëshkojë; që jep ndëshkim. Masë ndëshkuese. Dispozita ndëshkuese. Qëndrim ndëshkues.
2. Ndëshkimor. Repart ndëshkues. Organe ndëshkuese.
✱Sin.: dënues, ndëshkimor.
NDËSHKÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ndëshkon, ai që jep një ndëshkim. Mosekzistenca e ligjeve për ndëshkuesit. Ndëshkuesi i mëkatarëve. Ndëshkuesit e rasteve të shkeljeve të rregullave të qarkullimit.
2. Ndëshkimor. Ndëshkuesit nazistë (gjermanë).
NDËSHKÍ,~A f. sh. ~, ~TË arb. Ndëshkim. Ndëshki për një krim të bërë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËSHKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ndëshkoj ose kur ndëshkohem. Ndëshkimi i fajtorëve. Ndëshkimi i veprave kriminale.2. Masë dënimi që merret kundër dikujt për një faj, dëni…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËSHKIMÓR,~E mb. 1. Që bëhet për të ndëshkuar. Masë ndëshkimore. 2. Që ka për qëllim të shtypë një lëvizje kryengritëse a çlirimtare. Operacion ndëshkimor. Fushatë ndëshkimore. Ma…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËSHKIMÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pjesëtar i një reparti ushtarak ndëshkimor, që ka për qëllim të shtypë me dhunë një lëvizje kryengritëse a çlirimtare. Ndëshkimorët e Batalionit Blu. A…
Shfaq përkufizimin e plotë →►NDËSHK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e NDËSHKÓJ. Ndëshkohet me ligj. U ndëshkuan agresorët. Ndëshkohem për një krim të bërë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËSHK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Dënoj për një faj të kryer, i jap një dënim. Ndëshkoj fajtorët. Ndëshkuan shkelësit e rregullores së qarkullimit rrugor. Parandaloj dhe ndëshkoj kri…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËSHKÚAR (i, e) mb. Që është ndëshkuar, që ka marrë një masë ndëshkimi, i dënuar. Qytetar i ndëshkuar. Studente e ndëshkuar padrejtësisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËSHKÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është ndëshkuar, ajo që ka marrë një masë dënimi. E ndëshkuara për atë ngjarje.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËSHKÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është ndëshkuar, ai që ka marrë një masë dënimi. Të ndëshkuarit e lagjes. Të ndëshkuarit me karton të kuq (sport.).
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËSHKÚAR,~IT (të) as. Ndëshkim, dënim. Të ndëshkuarit e krimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë