Fjalori
NDËRTUAR

NDËRTÚAR (i, e) mb. Që ka përfunduar së ndërtuari, i ngritur. E ndërtuar kohëparë. I ndërtuar me parafabrikate. Shtëpi e ndërtuar vetëm me dru.
Sin.: i përfunduar, i ngritur, i themeluar, i formuar.

NDËRTUAR

NDËRTÚAR,~IT (të) as. Ndërtim. ndërtuarit pa kriter.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: NDËRTOJ
NDËRTOJ

NDËRT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ngre, bëj me lëndëndryshme ndërtimi një ndërtesë, një urë, një rrugë etj.; kund. shkatërroj, prish. Ndërtuan shtëpireja. Ndërtuan një urë. Ndërtuan një qytet (një kështjellë). Ndërtojnë me gurë (me tulla).
2. Bëj një makinë, një pajisje etj., duke bashkuar pjesët e ndryshmendërrimit. Ndërtojnë makina (traktorë, anije).
3. fig. Ngre diçka me një përmbajtje e trajtëcaktuar dhe me një qëllimcaktuar; krijoj a organizoj sipas një planicaktuar. Ndërtuan bazën materiale. Ndërtojmë shoqërinë e re. Ndërtoj marrëdhënie. Ndërtojmë shkollën e re (familjen e re). Ndërtoj fatin tim.
4. Planifikoj. Ndërtoj një buxhet.
5. Organizoj duke i lidhur pjesët përbërëse në një mënyrëcaktuar, bëj diçka duke i renditur pjesët ose duke e bashkuar lëndën sipas një planibrendshëm. Ndërtoj orën e mësimit. E ka ndërtuar mirë librin (studimin, romanin, dramën). E ndërtoj ndryshe.
6. bised. Përgatit një gjellë me të gjitha ato që duhen; i shtie gjellës diçka që ia përmirëson shijen. Ndërtoi një supë me vezë. Ndërtoj sallatën i shtie kripë, vaj e uthull. Ç’na ke ndërtuar për drekë?
7. bised. Rregulloj, ndreq. Ndërtoj dhomën. E ndërtoi nusen e rregulloi, e stolisi nusen.
8. Fejoj. E ndërtova djalin (vajzën). Po stolis atë që është ndërtuar.
9. gjuh. Bashkoj fjalëtfjali sipas një rendicaktuar ose sipas përkimeve gramatikore. Ndërtoj me rasën emërore. Ndërtoj me parafjalë.
10. gjeom. Vizatoj sipas kërkesavedhëna. Ndërtoj një gjashtëkëndësh. Ndërtoj një figurë.
Sin.: ngre, godit, bëj, hedh, shpif, thur, sajoj, stis, krijoj, formoj, themeloj, hap, përgatis, rregulloj, ndreq, vizatoj, trajtoj.


Rezultate të ngjashme

NDËRTÚES,~E mb. Që shërben për të ndërtuar a për të përmirësuar diçka; kund. shkatërrues. Punë ndërtuese. Kapacitete ndërtuese. Aktivitet ndërtues. Shoqëri (firmë) ndërtuese. Kriti…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRTÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ndërton diçka; punëtor i ndërtimit. Ndërtuesit duarartë. Ndërtues pallatesh. Brigadë ndërtuesish. Ndërtuesit e anijeve (e makinave). Puna e ndërt…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRTÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që ndërton diçka; punëtore e ndërtimit. U bë ndërtuese. 2. Firma ndërtuese. Ndërtuesja e objektit. Ndërtuesja filloi menjëherë punimet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.