Fjalori
NDËRTIM

NDËRTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ndërtoj ose kur ndërtohet diçka. Ndërtimi i banesave. Ndërtimi i makinave. Lëndë (materiale) ndërtimi lëndëndryshme, që shërbejnë për ngritjen e ndërtesave. Shesh ndërtimi. Ndërmarrje (kantier) ndërtimi. Teknikumi i ndërtimit. Inxhinieria e ndërtimit. Ndërtime pa kriter. Ndërtime informale. Inspektorati i ndërtimit. Leje ndërtimi. Ndërtime kapitale (ek.) ndërtesat e makineritëindustri ose në një degëekonomisë, që shtohen si fonde themelore për zgjerimin e prodhimit.
2. fig. Ngritja dhe përfundimi i diçkaje; veprimtaria për të krijuar dhe ngulitur diçka, puna për të vënëjetë diçka. Ndërtimi i shtetit. Ndërtimi i një shoqërie normale. Çështjet e ndërtimit shtetëror dhe ekonomik.
3. Mënyra si është ndërtuar a si është organizuar diçka; vendosja e pjesëve brenda një të tëre në lidhje e marrëdhëniecaktuara ndërmjet tyre; strukturë. Ndërtimi i brendshëm. Ndërtimi organizativ. Ndërtim kokrrizor. Ndërtimi i Tokës. Ndërtimi gjenetik. Ndërtimi i qelizës (i syrit). Ndërtimi i bërthamësatomit. Ndërtimi i fjalisë (gjuh.). Ndërtimi i orësmësimit. Ndërtimi i tekstit. Ndërtimi poetik. Ndërtimi i hipotezave (i argumenteve).
4. kryes. sh. Ndërtesa për qëllimendryshme; diçkaështë ndërtuar. Ndërtimet e reja. Ndërtime bujqësore (shkollore, ekonomike, sportive). Kanë bërë shumë ndërtime.
5. gjuh. Tog fjalësh me lidhjecaktuara gramatikore ndërmjet gjymtyrëve. Ndërtim sintaksor. Ndërtim pësor (lejor).
Sin.: ngritje, hapje, bërje, ngallitje, krijim, formim, themelim, organizim, strukturë, ndërtesë, përgatitje, rregullim, ndreqje, vizatim.


Rezultate të ngjashme

NDËRTIM-MONTÍM,~I m. Montimi në ndërtesa i elementeve që vijnë nga jashtë (për rrjete elektrike, tubacionet e ndryshme, pajisje hidrosanitare etj.). Firmë e ndërtim-montimit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRTIMÓR,~E mb., libr. Që ka të bëjë me ndërtimin e brendshëm; i ndërtimit; strukturor. Tiparet ndërtimore. Veçoritë ndërtimore të shqipes (gjuh.). Kulturë ndërtimore. Industri nd…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRTIMÓR/E,~JA f., bised. Polici ndërtimore. Ndërtimorja i pezulloi punimet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRTIMTÁR,~E mb., lart. Që i shërben ngritjes dhe ndërtimit të diçkaje; kund. shkatërrimtar. Punë ndërtimtare. Vrull (hov) ndërtimtar. Frymë ndërtimtare. Vizion ndërtimtar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRTIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT lart. Ai që ndërton diçka të rëndësishme e të madhe; ndërtues. Ndërtimtarët e Shqipërisë së re. Ndërtimtarët e së ardhmes. Ndërtimtarët e huaj. kund. s…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRTIMTARÍ,~A f. Teknika e mjeshtëria për ngritjen e ndërtesave; ngritja e ndërtesave. Ndërtimtaria pa leje. Shkollë ndërtimtarie. Ndërtimtari moderne. Ndërtimtari e ligjshme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRTÍNËZ ndajf. Tinëz, fshehtas, pas shpine. Punon ndërtinëz.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.