Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►NDËRSYN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Ndeshem ballë për ballë a sy për sy me dikë. U ndërsynuan në rrugë.
✱Sin.: përballohem, ballafaqohem, ndeshem.
NDËRSYN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vë ballë për ballë, ballafaqoj; nxjerr parasysh.
✱Sin.: ballafaqoj, përball.
NDËRSÝ,~RI m. sh. ~, ~TË Pjesa nën sy. I ka ndërsytë e nxirë nga trauma.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSÝ ndajf. Para syve, botërisht, haptazi trup, troç, drejt. Shikoj ndërsy. Ia them ndërsy. Ndërsy të të gjithëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSÝER (i, e) mb. 1. Që është ndërsyer për të kapur gjahun ose për të sulmuar, i egërsuar (për qentë). Si qen i ndërsyer i egërsuar, i tërbuar keq. 2. fig., keq. I nxitur a i sht…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSÝES,~E mb. Që nxit për të sulmuar a për të goditur një tjetër. Fjalimi i tij ndërsyes ishte përplot retorikë nacionaliste. Kontekst ndërsyes.✱Sin.: nxitës, shtytës.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSÝES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ndërsen një kafshë a një njeri; nxitës.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSÝES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ndërsen një kafshë a një njeri; nxitëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →►NDËRSÝ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Ballafaqohem me dikë tjetër. Ndërsyhemi kur të duash.2. pës. e NDËRSÝJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSÝ/J vep., ~VA, ~RË jokal. Flas drejtpërdrejt me dikë, i flas sy më sy; ballafaqoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSYNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Vënia ballë për ballë, ballafaqim, konfrontim.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSÝRË (i, e) mb. I ballafaquar; i ndërsynuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë