Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDËRSJÉLLSHËM ndajf. Në mënyrë të ndërsjellë. Respektojnë ndërsjellshëm njëri-tjetrin. Ndërsjellshëm përjashtues.
✱Sin.: reciprokisht, ndërsjellas, ndërsjellazi.
NDËRSJÉLLSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I ndërsjellë. Kontaktojmë për gjëra me interes të ndërsjellshëm. Diskutim i ndërsjellshëm.
NDËRSJÉLLAS ndajf. Në mënyrë të ndërsjellë, anasjellas. Të dyja palët dërguan ndërsjellas aeroplanë të posaçëm për të tërhequr shtetasit e tyre. Ngushëlloheshin ndërsjellas. Të shp…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSJÉLLAZI ndajf. Ndërsjellas.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSJÉLLJ/E,~A f. Reciprocitet. Detyrimet bazë të ndërsjelljes mes vendeve anëtare.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSJELLSHMËRÍ,~A f. Të qenët i ndërsjellshëm; vetia e diçkaje që është e ndërsjellshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSJÉLLTAS ndajf. Ndërsjellas. Ata akuzojnë ndërsjelltas njëri-tjetrin për paaftësi. Krushqitë shkëmbyen ndërsjelltas dhuratat.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSJÉLLTAZI ndajf. Ndërsjellas. Zgjidhje të pranueshme ndërsjelltazi. Ndihmohen ndërsjelltazi. Dy shtetet angazhohen ndërsjelltazi për zgjidhjen e konfliktit.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSJÉLLTË (i, e) mb. Që është i ndërsjellë, që është i dyanshëm, i ndërsjellë, i dyanshëm, reciprok. Ndikim i ndërsjelltë i dy kulturave. Ndihmë e ndërsjelltë juridike. Njohje në…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSJÉLLË (i, e) mb. 1. Që ndodh a që bëhet ndërmjet dy anëve, ndërmjet dy palëve ose ndërmjet dy dukurive, të cilat ndikojnë a veprojnë njëra mbi tjetrën; që ka lidhje të dyanshm…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSJELLËSÍ,~A f., libr. 1. Të qenët i ndërsjellë, reciprocitet, dyanshmëri. Ndërsjellësia e marrëdhënieve. Miqësia e ndershme kërkon ndërsjellësi. 2. biol. Ndërveprim midis dy os…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSJELLËSÍSHT ndajf. Në mënyrë të ndërsjellë, ndërsjellas. Ishin ndërsjelltësisht të respektuar. Me të jemi simpatizuar e vlerësuar ndërsjelltësisht. Teoria dhe praktika varen nd…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë