Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDËRSJÉLLAS ndajf. Në mënyrë të ndërsjellë, anasjellas. Të dyja palët dërguan ndërsjellas aeroplanë të posaçëm për të tërhequr shtetasit e tyre. Ngushëlloheshin ndërsjellas. Të shprehurit dhe kuptimësia plotësohen ndërsjellas. Këshillojnë njëri-tjetrin ndërsjellas.
✱Sin.: reciprokisht, anasjellas, dyanësisht.
NDËRSJÉLLAZI ndajf. Ndërsjellas.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSJÉLLJ/E,~A f. Reciprocitet. Detyrimet bazë të ndërsjelljes mes vendeve anëtare.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSJELLSHMËRÍ,~A f. Të qenët i ndërsjellshëm; vetia e diçkaje që është e ndërsjellshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSJÉLLSHËM ndajf. Në mënyrë të ndërsjellë. Respektojnë ndërsjellshëm njëri-tjetrin. Ndërsjellshëm përjashtues. ✱Sin.: reciprokisht, ndërsjellas, ndërsjellazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSJÉLLSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I ndërsjellë. Kontaktojmë për gjëra me interes të ndërsjellshëm. Diskutim i ndërsjellshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSJÉLLTAS ndajf. Ndërsjellas. Ata akuzojnë ndërsjelltas njëri-tjetrin për paaftësi. Krushqitë shkëmbyen ndërsjelltas dhuratat.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSJÉLLTAZI ndajf. Ndërsjellas. Zgjidhje të pranueshme ndërsjelltazi. Ndihmohen ndërsjelltazi. Dy shtetet angazhohen ndërsjelltazi për zgjidhjen e konfliktit.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSJÉLLTË (i, e) mb. Që është i ndërsjellë, që është i dyanshëm, i ndërsjellë, i dyanshëm, reciprok. Ndikim i ndërsjelltë i dy kulturave. Ndihmë e ndërsjelltë juridike. Njohje në…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSJÉLLË (i, e) mb. 1. Që ndodh a që bëhet ndërmjet dy anëve, ndërmjet dy palëve ose ndërmjet dy dukurive, të cilat ndikojnë a veprojnë njëra mbi tjetrën; që ka lidhje të dyanshm…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSJELLËSÍ,~A f., libr. 1. Të qenët i ndërsjellë, reciprocitet, dyanshmëri. Ndërsjellësia e marrëdhënieve. Miqësia e ndershme kërkon ndërsjellësi. 2. biol. Ndërveprim midis dy os…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë