Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDËRSHÉJ ndajf. Në mes dy anëve të barrës mbi kurriz të kalit; në mes. I hipi kalit ndërshej.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSHÉJ parafj. Ndërmjet, në mes të. Ndërshej barrës së mushkës. Ndërshej dy brigjeve. Ndërshej dy gurëve. Ndërshej dy kohërave.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSHÉJC/Ë,~A f. 1. Barrë shtesë në samarin e kafshës (kalit, gomarit a mushkës), ndërmjet ngarkesave të dy anëve. Ndërshejca e rëndonte shumë mushkën. 2. fig. Barrë (punë) shtesë…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSHÉJM/Ë (i), ~E (e) mb. I ndërmjetëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSHÉJT ndajf. Ndërmjet, përmes. I kaloi arave ndërshejt. Notoi ndërshejt.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSHÉJËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Dërrasë e ngushtë që vihet mbi dy dërrasat e mëdha që të mbulojë plasën (hapësirën) ndërmjet tyre.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSH/ÉN vep., ~ÉNI, ~ÝER krahin., jokal., vet. v. III Nxjerr sythat e parë, bulon; ringjallet një pemë a një bimë pasi kalon i ftohti; kërthndezet. Ka ndërshyer kumbulla (qershia…
Shfaq përkufizimin e plotë →►NDËR/SHÍHET jovep., ~PÁ (u), ~PÁRË pës., vet. v. III e NDËRSHÓH.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSHÍT ndajf. Midis dy anëve të një ngarkese mbi kurrizin e një kali apo e një tjetër kafshe ngarkese. Mos e ngarko ndërshit kalin se rëndohet shumë barra.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËR/SHÓH vep., ~PÁSHË, ~PÁRË libr., kal. Perceptoj; shoh ndërmjet diçkaje. E ndërpashë nga xhami i dritares teksa po kalonte rrugën.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë