Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDËRSHEKULLÓR,~E mb. 1. Që përfshin dy a më shumë shekuj, që i përket dy a më shumë shekujve, i dy a më shumë shekujve. Situata të vështira ndërshekullore. Metoda asimiluese ndërshekullore. Konflikt ndërshekullor.
2. Që zgjat në shekuj të shekujve. Traditë ndërshekullore. Krenari ndërshekullore.
NDËRSHÉJ ndajf. Në mes dy anëve të barrës mbi kurriz të kalit; në mes. I hipi kalit ndërshej.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSHÉJ parafj. Ndërmjet, në mes të. Ndërshej barrës së mushkës. Ndërshej dy brigjeve. Ndërshej dy gurëve. Ndërshej dy kohërave.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSHÉJC/Ë,~A f. 1. Barrë shtesë në samarin e kafshës (kalit, gomarit a mushkës), ndërmjet ngarkesave të dy anëve. Ndërshejca e rëndonte shumë mushkën. 2. fig. Barrë (punë) shtesë…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSHÉJM/Ë (i), ~E (e) mb. I ndërmjetëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSHÉJT ndajf. Ndërmjet, përmes. I kaloi arave ndërshejt. Notoi ndërshejt.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSHÉJËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Dërrasë e ngushtë që vihet mbi dy dërrasat e mëdha që të mbulojë plasën (hapësirën) ndërmjet tyre.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSH/ÉN vep., ~ÉNI, ~ÝER krahin., jokal., vet. v. III Nxjerr sythat e parë, bulon; ringjallet një pemë a një bimë pasi kalon i ftohti; kërthndezet. Ka ndërshyer kumbulla (qershia…
Shfaq përkufizimin e plotë →►NDËR/SHÍHET jovep., ~PÁ (u), ~PÁRË pës., vet. v. III e NDËRSHÓH.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSHÍT ndajf. Midis dy anëve të një ngarkese mbi kurrizin e një kali apo e një tjetër kafshe ngarkese. Mos e ngarko ndërshit kalin se rëndohet shumë barra.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËR/SHÓH vep., ~PÁSHË, ~PÁRË libr., kal. Perceptoj; shoh ndërmjet diçkaje. E ndërpashë nga xhami i dritares teksa po kalonte rrugën.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë