Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDËRS/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. Nxit për të ndjekur ose për të sulmuar dikë (për qenin). I ndërseu qenin lëshoi qenin kundër dikujt, i lëshoi qenin. Mos e ndërse qenin se do të më kafshojë.
2. fig., keq. Nxit dikë për të sulmuar e për të goditur një tjetër, e shtyj kundër dikujt. E ndërseu kundër tij. E ndërsejnë njërin kundër tjetrit. I ndërsejnë kundër vendeve të tjera. Ndërsej policinë. Ndërsej turmën.
✱Sin.: ngërmoj, nxis, shtyj, gëzhit.
►NDËRS/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Hidhem kundër dikujt, i sulem dikujt me fjalë, me vështrime etj.; vërsulem. Iu ndërsye me zemërim. 2. pës. e NDËRSÉJ. Qentë ndërsehen. N…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSEKSÓR,~E mb., biol. Që ka karakteristika si mashkullore, ashtu edhe femërore, që përfshihet në shkallë të ndryshme të organeve riprodhuese, si rezultat i një anomalie të kromo…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSEKSUALITÉT,~I m., biol. Prani e organeve riprodhuese si mashkullore, ashtu edhe femërore në të njëjtën bimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSEKTÁR,~E mb. Që ndodh ndërmjet sekteve të ndryshme; që ka të bëjë me dy a më shumë sekte. Mbështeten në baza ndërsektare. Persekutim i zgjatur ndërsektar. Urrejtje ndërsektare…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRSEKTORIÁL,~E mb. Që bëhet ndërmjet sektorëve të ndryshëm a që përfshin disa sektorë; që është i përbashkët për disa sektorë. Plan i integruar ndërsektorial. Strategji kombëtare…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë