Fjalori
NDËRMJETËSI

NDËRMJETËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË Veprimi kur ndërmjetësoj ose kur ndërmjetësohet për diçka; ndërhyrjabëhet për të arritur një marrëveshje, për të bërë një punë ose për të zgjidhur diçka; etnogr. lajmësi. Me ndërmjetësinë e tij. Fejesë (martesë) pa ndërmjetësi. Me ndërmjetësinë e ndërkombëtarëve. Mundësoj ndërmjetësinë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: NDËRMJETËS
NDËRMJETËS

NDËRMJÉTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që hyn në mes të dy palëve për të arritur një marrëveshje, për të bërë një punë ose për të zgjidhur një grindje. Ndërmjetës tregtar. Ndërmjetës për mosmarrëveshjen (për zgjidhjen e konfliktit). Në rolin e ndërmjetësit. Hyri si ndërmjetës. Ndërmjetës ndërkombëtar. Ndërmjetës financiar. Si ndërmjetës ka një familjarafërt. Roli i ndërmjetësit. Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve.
2. etnogr. Ai që ndërhyn për të bërë një fejesë; lajmës, mbles. Fejesë pa ndërmjetës. U martua me ndërmjetës. E gjeti nusen me ndërmjetës.
3. etnogr. Ndërmjetës bese ai që shkonkërkojë besë nga familja e të vrarit për familjen e vrasësit; pajtues gjaqesh.
4. Ai që shërben si bartës, si ndërlidhës a si pikë kalimi në mes të dy sendeve a dy dukurive. Ndërmjetës e përhapësbaktereve. Ndërmjetës për kryqëzimin e pemëve.
Sin.: ndërhyrës, sekser, lajmës, shkues, mbles, mesit, mestar, bartës, ndërlidhës, dëshmitar, mesës, i ndërmjetëm, ndërhyrës.


Rezultate të ngjashme

NDËRMJÉM/Ë (i), ~E (e) mb. I ndërmjetëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRMJÉT,~I m., anat. Mes.Sin.: mes, bel.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRMJÉT ndajf. Në mes të dy a më shumë vetave ose sendeve. Mos u fut ndërmjet. E kemi ndërmjet. Kanë lindur me nga dy vjet ndërmjet. Hyj ndërmjet ndërhyj për të pajtuar dy palë a …

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRMJÉT parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore për të treguar: 1. Vendin që zë dikush a diçka në mes të të tjerëve të njëjtë ose në rrethin e tyre, midis. Ndërmjet partiz…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRMJETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Shprehje ose paraqitje e tërthortë e diçkaje nëpërmjet diçkaje tjetër; hallkë e ndërmjetme në zhvillimin e diçkaje. Çdo gjë u filmua me ndërmjeti…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRMJET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. I jap një formë a një pamje të caktuar duke përdorur dikë a diçka tjetër; e bëj tërthorazi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRMJÉT/Ë,~A f. Çarje e ngushtë nga ku depërton drita.Sin.: hapësirë, largësi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRMJÉT/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ndodhet në mes të dy gjërave a të dy njerëzve, midisës, i midistë. Dhoma e ndërmjetme. Kat i ndërmjetëm. Çmim i ndërmjetëm. Rol i ndërmjetëm. 2. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRMJÉTËS,~E mb. 1. Që gjendet ndërmjet dy gjërave a dy dukurive; që shërben si pikë a si mjet lidhjeje për dy gjëra a për dy dukuri, i ndërmjetëm. Rrugë ndërmjetëse. Zonë ndërmje…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRMJÉTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që hyn në mes të dy palëve për të arritur një marrëveshje, për të bërë një punë ose për të zgjidhur një grindje. Ndërmjetës tregtar. Ndërmjetës pë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.