Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDËRMÁRRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ndërmarr a kur ndërmerret diçka. Ndërmarrja e reformave. Ndërmarrja e një aksioni (e një fushate). Ndërmarrja e veprimeve luftarake.
2. Njësia themelore e organizimit të prodhimit, të tregtisë, të transportit, të shërbimeve etj. ose disa njësi të tilla të bashkuara me drejtim të përbashkët. Ndërmarrje industriale (shkurt. NI). Ndërmarrje ndërtimi (shkurt. NN). Ndërmarrje bujqësore (shkurt. NB). Ndërmarrje ekonomike (tregtare, blegtorale). Ndërmarrje pyjore. Ndërmarrje simotra. Ndërmarrje lokale (shkurt. NL). vjet. Drejtori i ndërmarrjes. Kolektivi i ndërmarrjes. Ndërmarrje transporti. Ndërmarrje familjare. Ndërmarrje private. Ndërmarrje e suksesshme. Ndërmarrje fitimprurëse.
3. Punë ose veprimtari e gjerë, që bëhet në një fushë. Ndërmarrje e madhe (e guximshme). Ndërmarrje pa shpresë. Ndërmarrja e tyre pati sukses. Ndërmarrje humanitare.
✱Sin.: fillim, njësi, punishte, firmë, punëtori, punëtore, kryerje, sipërmarrje, punë, veprimtari, rrokme.
NDËRMÁJÇ,~I m. Secila nga gjethet e duhanit poshtë majçit.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRM/ÁRR vep., ~ÓRA, ~ÁRRË kal. Marr përsipër të kryej diçka, ia hyj një pune, filloj diçka; bëj. Ndërmarr një punë. Ndërmarr një studim. Ndërmorën aksione të reja. Ndërmorën një …
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRMÁRRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të merret përsipër, që mund të ndërmerret; ndërmarrës. Masa të ndërmarrshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRMÁRRË (i, e) mb. Që është ndërmarrë. Hap i ndërmarrë. Masë e ndërmarrë në pajtim me rregulloren. Reforma të ndërmarra. Hetim i ndërmarrë nga prokuroria. Ofensiva e madhe e ndër…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRMÁRRËS,~E mb. Që ndërmerr, që merr përsipër të bëjë diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRMÁRRËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ndërmerr të bëjë diçka. Ndërmarrësit në tregun privat. Ndërmarrësit e mëdhenj. Ndërmarrësi i porosisë. Pozicioni i ndërmarrësit në marrëveshje. Nd…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRMARRËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr., ek. Zotim ose premtim formal për të bërë diçka; detyrë që merret përsipër; sipërmarrje. Ndërmarrësi në investimeve. Afirmimi i ndërmarrësisë. Si…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRMARRËSÍ,~A f. Sipërmarrje; ndërmarrje.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRMARTÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Martesë midis njerëzve që kanë racë, etni, fe a klasa të ndryshme shoqërore.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRMARTÚAR (i, e) mb. Që është ndërmartuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë