Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►NDËRLÍDH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Hyj në lidhje me dikë për t’i kumtuar diçka; lidhem me dikë me ndihmën e një mjeti. Ndërlidhem me postën (me ndërmarrjen, me përgjegjësin). Ndërlidhem me klientin. Ndërlidhet me fëmijët që jetojnë larg.
2. fig., vet. v. III Lidhen ngushtë ndërmjet tyre, gërshetohen, ndërthuren. Ndërlidhen dy çështje. Ndërlidhen interesat. Ndërlidhen ngushtë. Janë tre emra që ndërlidhen në këtë çështje. Ngjarjet ndërlidhen me njëra-tjetrën. Kuptimet ndërlidhen. Konfliktet e stërlashta ndërlidhen pazgjidhshmërisht me demokracinë.
✱Sin.: lidhem, gërshetohen, ndërthuren.
NDËRLÍDH vep., ~A, ~UR kal. 1. Lidh ndërmjet tyre dy a më shumë njerëz ose gjëra në mënyrë që të kenë marrëdhënie; vë në lidhje të dyanshme, që të kumtojnë midis tyre. E ndërlidhi me një kompani shumë të njohur. Ndërlidh me telefon (me radio). Ndërlidh qytetin me fshatin.
2. fig. I lidh ngushtë, gërshetoj, ndërthur. Ndërlidh interesat. Ndërlidh teorinë me praktikën. Ndërlidh ngjarjet. Kontratat i kanë ndërlidhur si kushte të detyrueshme.
✱Sin.: gërshetoj, lidh, ndërthur.
NDËRLÍDH vep., ~A, ~UR kal. 1. Lidh ndërmjet tyre dy a më shumë njerëz ose gjëra në mënyrë që të kenë marrëdhënie; vë në lidhje të dyanshme, që të kumtojnë midis tyre. E ndërlidhi …
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRLÍ/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET Dhëmb i vogël, që del pranë të mëdhenjve. I ka dalë një ndërlik. Dhëmballë e dalë si ndërlik.✱Sin.: katarosh, nekërlish, ndrakaliq, ndërkaliq, stërdhë…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRLÍK (NDËRLÍQ) vep., ~A, ~UR kal. 1. Ndërthur njërën me tjetrën. Ndërlik fijet. Ndërlik damarët. 2. fig. Ngatërroj njërën me tjetrën, ndërlikoj. Ndërlik fjalët. Ndërlik punën. N…
Shfaq përkufizimin e plotë →►NDËRLÍK/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. edhe fig., vet. v. III Ngatërrohet diçka me një tjetër, bëhet e ngatërruar, ndërlikohet. U ndërlikën fijet. U ndërlik puna (çështja, gjendj…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRLIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ndërlikoj ose kur ndërlikohem; rrethanë që ndërlikon diçka; ndërthurje, ngatërrim, koklavitje; kund. thjeshtim, çndërlikim. Ndërlikimi i …
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRLÍKJ/E,~A [NDËRLÍQJ/E,~A] f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur ndërlik a kur ndërlikem; ndërthurje.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRLIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka më të ngatërruar ose më të vështirë për t’u kuptuar a për t’u zgjidhur, koklavit; kund. thjeshtoj, çndërlikoj. Ndërlikoj një ushtrim…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRLÍKS vep., ~A, ~UR kal. Ndërlik, ngatërroj. Ndërliks punët. Ndërliks dorën.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRLÍKUR (i, e) [NDËRLÍQUR (i, e)] mb., edhe fig. Që është ndërlikur. Iku si i ndërlikur.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRLÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [NDËRLÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] 1. Trinë gardhi, thurimë. I vuri një ndërlikë të re gardhit të oborrit. 2. Thurimë që vihet para dritareve, kafaz i drita…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë