Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDËRKRÝER (i, e) mb. 1. Që është bërë si i prishur mendsh, i marrë, i shkalluar, i tërbuar. Flet si i ndërkryer. Ikte (u bë) si i ndërkryer. U zgjua si i ndërkryer. E shihte vëllain si i ndërkryer. Njerëzit bëhen vetvetiu si të ndërkryer. Duke ecur si i ndërkryer. Dola me hapa të ndërkryer nga dera.
2. Që është sëmurë nga trutë dhe sillet si i tërbuar (për kafshët). Dele (mushkë) e ndërkryer. Si dem i ndërkryer.
✱Sin.: i marrë, i shkalluar, i tërbuar.
NDËRKRÝERJ/E,~A f. 1. Prishje nga mendtë, shkallim, tërbim.2. Sëmurje që kap trurin dhe karakterizohet nga sjellje si i tërbuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRKRÝERTHI ndajf. Si të jetë prekur nga ndërkryemja, si i prishur mendsh, si i marrë, si i shkalluar. Doli ndërkryerthi nga salla pas debatit.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRKRAHINÓR,~E mb. Që bëhet ndërmjet krahinave të ndryshme a që përfshin disa krahina; që është i përbashkët për disa krahina. Kuvende ndërkrahinore. Treg ndërkrahinor. Bashkim nd…
Shfaq përkufizimin e plotë →►NDËRKR/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Prishem nga mendtë, bëhem si i marrë, shkalloj; më hipën në kokë e nuk di çfarë bëj, tërbohem, trenohem. Truri i ishte ndërkryer.2. vet…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRKR/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. E bëj të prishet nga mendtë, e bëj të dalë nga vetja, e shkalloj, e tërboj, trenoj. Më ndërkreu me fjalë. Person që të ndërkren.✱Sin.: shkalloj, tër…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRKRÝEMJ/E,~A f., veter., krahin. Sëmundje degjenerative fatale e bagëtive të imta që prek sistemin nervor, e karakterizuar nga kruajtje intensive me humbje të leshit, ndryshim n…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRKRÝES/Ë,~A [NDËRKRÉS/Ë,~A] f. sh. ~A, ~AT Nënkresë, jastëk. Mbante ndërkryesë të lartë. Foton e nënës e mbante në ndërkresë. Sa vuri kryet në ndërkresë e zuri gjumi.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRKRÝZ/Ë,~A f., veter. Infeksion parazitar nga larvat e krimbave të shiritit, të cilat vendosen kryesisht në muskuj e në tru.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë