Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDËRKË́MB vep., ~A, ~UR kal. 1. Nëpërkëmb. E ka zakon të ndërkëmbë të tjerët. 2. E vë nën këmbë dikë, e kap dhe e rrëzoj. E ndërkëmbi me një lëvizje.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRKË́MBAS ndajf. Duke i shtënë këmbën nën vete dikujt për ta rrëzuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →►NDËRKË́MB/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Nëpërkëmbem. 2. pës. e NDËRKËMB.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRKËMBÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Shkëmbim i njërës me tjetrën, këmbim i dyanshëm. Procesi i ndërkëmbimit. Dukuria e ndërkëmbimit.✱Sin.: shkëmbim, këmbim.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRKË́MBJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Pengore që i vihet kalit në këmbë, ndërkëmbëz. 2. Vendi ku vihen këmbët në tezgjah për të lëvizur liqtë. 3. fig. Mjet për të penguar diçka, penges…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRKË́MBUR (i, e) mb. I marrë nëpër këmbë; i nëpërkëmbur; i keqtrajtuar. Mbrojti të drejtat e ndërkëmbura të tij.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRKËMBÝER (i, e) mb. I këmbyer në mënyrë të ndërsjellë me diçka tjetër të njëjtë ose të ngjashme.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRKË́MBËS,~E mb. Nëpërkëmbës.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRKË́MBËS,~I m. sh. ~, ~IT Njeri tinëzar, që të lë në baltë e të godet befas; nëpërkëmbës. Kërkon mbështetje dhe jo ndërkëmbës.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRKË́MBËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pengore kafshësh, ndërkëmbje. 2. edhe fig. Nënkëmbëz, stërkëmbës. I futi ndërkëmbëzën për ta rrëzuar. 3. Shputa e çorapit. M’u grisën ndërkëmbëzat.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë