Fjalori
NDËRKËMBËZ

NDËRKË́MBËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pengore kafshësh, ndërkëmbje.
2. edhe fig. Nënkëmbëz, stërkëmbës. I futi ndërkëmbëzën për ta rrëzuar.
3. Shputa e çorapit. M’u grisën ndërkëmbëzat.
4. zakon. sh. Nënkëmbëz, nënkëmbje.


Rezultate të ngjashme

NDËRKË́MB vep., ~A, ~UR kal. 1. Nëpërkëmb. E ka zakon të ndërkëmbë të tjerët. 2. E vë nën këmbë dikë, e kap dhe e rrëzoj. E ndërkëmbi me një lëvizje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRKË́MBAS ndajf. Duke i shtënë këmbën nën vete dikujt për ta rrëzuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRKËMB/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. Këmbej me diçka tjetër të njëjtë a të ngjashme. E ndërkëmbeu pulën me një lepur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►NDËRKË́MB/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Nëpërkëmbem. 2. pës. e NDËRKËMB.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRKËMBÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Shkëmbim i njërës me tjetrën, këmbim i dyanshëm. Procesi i ndërkëmbimit. Dukuria e ndërkëmbimit.Sin.: shkëmbim, këmbim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRKË́MBJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Pengore që i vihet kalit në këmbë, ndërkëmbëz. 2. Vendi ku vihen këmbët në tezgjah për të lëvizur liqtë. 3. fig. Mjet për të penguar diçka, penges…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRKË́MBUR (i, e) mb. I marrë nëpër këmbë; i nëpërkëmbur; i keqtrajtuar. Mbrojti të drejtat e ndërkëmbura të tij.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRKËMBÝER (i, e) mb. I këmbyer në mënyrë të ndërsjellë me diçka tjetër të njëjtë ose të ngjashme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRKË́MBËS,~E mb. Nëpërkëmbës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRKË́MBËS,~I m. sh. ~, ~IT Njeri tinëzar, që të lë në baltë e të godet befas; nëpërkëmbës. Kërkon mbështetje dhe jo ndërkëmbës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.