Fjalori


Rezultate të ngjashme

NDËRGJÉGJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. filoz., psikol. Forma më e lartë e pasqyrimit të realitetit objektiv si veçori e veprimtarisë së trurit të njeriut dhe si funksion i tij. Materia …

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRGJÉGJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka ndërgjegje. Qenia njerëzore është e ndërgjegjshme. 2. Që vepron me ndërgjegje të plotë për atë që bën, që e kupton mirë se çfarë bën, që e …

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRGJÉGJSHËM ndajf. Në mënyrë të ndërgjegjshme, vetëdijshëm. Punon ndërgjegjshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRGJEGJËSÍ,~A f., libr. Cilësia e të punuarit shumë dhe në mënyrë të kujdesshme. Ndërgjegjësi kombëtare. E admirojnë për ndërgjegjësinë në punë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRGJEGJËSÍM,~I m., libr. Të bërët i ndërgjegjshëm; vetëdijesim. Ndërgjegjësimi i popullsisë. Ndërgjegjësimi si qytetarë të këtij vendi. Fushatë për ndërgjegjësimin e konsumatorëv…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRGJEGJËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj të ndërgjegjshëm; ftilloj, sqaroj, zgjoj, kthjelloj. Ndërgjegjësoj opinionin publik. Duhet të ndërgjegjësohen të gjithë. Njerëzit janë nd…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRGJEGJËSÚAR (i, e) mb., libr. Që është ndërgjegjësuar. Masa të ndërgjegjësuara. Qytetarët janë më të ndërgjegjësuar. Ishte i ndërgjegjësuar për vështirësitë ekonomike e financia…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRGJERMÁN,~E mb. Që ishte a që ndodhte ndërmjet dy shteteve gjermane në kohën kur Gjermania ishte e ndarë në dy pjesë. Kufiri ndërgjerman. Konflikti ndërgjerman.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRGJETHÓR,~E mb. Që rritet menjëherë mbi ose kundrejt një gjetheje. Ndajgjethëzat ndërgjethore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRGJINÓR,~E mb., biol. 1. Që lidhet me kryqëzimin ndërmjet dy gjinive të ndryshme. 2. Që përfshin dy ose më shumë gjini.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRGJUHËSÍ,~A f., gjuh. Degë që studion sistemet e ndërmjetme gjuhësore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRGJUHËSÍSHT ndajf. Ndërmjet dy gjuhëve të ndryshme. Pranohet ndërgjuhësisht. Komunikon ndërgjuhësisht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRGJUHËSÓR,~E mb., gjuh. Që bëhet ose që ndodh ndërmjet gjuhëve të ndryshme; që ka elemente të përbashkëta nga dy gjuhë të ndryshme. Lidhje ndërgjuhësore. Krahasime ndërgjuhësore…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRGJÚNJËZ,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Grumbull i vogël sane (bari, etj.) i korrur me kosë a me drapër, ngjusë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRGJÝL,~I m., krahin. Përvëlim këmbësh (kur të djegin shumë); rrëgjyrë. Nuk vesh çorape pasi ka ndërgjyl gjithmonë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRGJYQSH/ËM (i), ~ME (e) mb., drejt. Ndërgjyqësor.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRGJÝQËS,~E mb., drejt. Që merr pjesë në një padi gjuhësore, që është përfshirë në një padi gjyqësore. Palët ndërgjyqëse. Pajtimi mes palëve ndërgjyqëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRGJÝQËS,~I m. sh. ~, ~IT drejt. Secila nga të dyja palët në një padi gjyqësore civile.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRGJYQËSÍ,~A f., drejt. Gjykim që bëhet në shkallë të ndryshme gjyqësore. Kur ndërgjyqësia është e parregullt.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDËRGJYQËSÓR,~E mb., drejt. 1. Që ndodh ndërmjet shkallëve të ndryshme gjyqësore; që ka të bëjë me shkallët e ndryshme gjyqësore. Bashkëpunim ndërgjyqësor.2. Që ndodh a që përfshin…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.