Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDËRDÝZASH ndajf. Në mëdyshje, ndërdyshas, ndërdyshazi, mëdyshas. Ulte kokën si ndërdyzash. Ngriti supet ndërdyzash. Shkonte ndërdyzash tavolinën. Rri ndërdyzash. Mbeti ndërdyzash. Donte ta mbante ndërdyzash.
►NDËRDÝ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË vetv. Jam në dyshim e lëkundem për diçka; jam ndërdyshas, nuk vendos dot, ngurroj. Jam ndërdyrë, nuk marr dot një vendim.✱Sin.: dyshoj, lëkundem, n…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRDÝ/J vep., ~VA, ~RË jokal. Jam në dyshim për diçka; jam ndërdyshas, mëdyshem, dyshoj. Ndërdyj se mund ta mbarojë këtë punë.✱Sin.: dyshoj, ngurroj, mëdyshem.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRDÝJ/Ë,~A f. Ndërdym. Vetëdija dhe ndërdyja janë në bashkëpunim të përhershëm. Ndërdyja e poetit. Ndërdyja është hapësirë ku tretet arsyeja. Ndërdyja ia zuri vendin gjykimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRDÝM,~I m. sh. ~E, ~ET Hezitim, dyshim, ndërdymje, mëdyshje. Ndërdymet e tij ishin bërë të zakonshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRDÝMJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Mëdyshje, dyshim, lëkundje. Jam në një ndërdymje të madhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRDÝMË (i, e) mb. Që është me dy mendje, i lëkundur. Qëndrim i ndërdymë. Të qenët i ndërdymë.✱Sin.: i lëkundur, i lëkundshëm, i pavendosur.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRDÝSH vep., ~A, ~UR kal. Ndërdyz.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRDÝSH ndajf. Me dy mendje, në dyshim. Ka mbetur ndërdysh në kryqëzim.✱Sin.: ndërdyshas, mëdyshas, ndërdyshazi, ndërdyzash.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRDÝZ vep., ~A, ~UR kal. E bëj të jetë i dyzuar, ndërdysh. Ia ndërdyzi zemrën. Kjo vetëdije e ndërdyz.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDËRDÝZ/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Jam me dy mendje, mëdyshem. Ai ndërdyzej dhe pyeste të tjerët.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë