Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NAZARLLË́/K, ~KU m. sh. ~QE, ~QET vjet. Hajmali kundër syrit të keq.
Shfaq përkufizimin e plotë →NAZÁL,~E mb., gjuh. Që shqiptohet duke kaluar ajri nëpër zgavrat e hundës, që shqiptohet me hundë; hundor. Vokale nazale.
Shfaq përkufizimin e plotë →NAZÁL,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. Zanore ose bashkëtingëllore që shqiptohet me hundë, hundore.
Shfaq përkufizimin e plotë →NAZALÍTET,~I m., gjuh. Hundorësi, mënyrë e shqiptimit me hundë të tingujve. Konsonantet nazale shkaktojnë nazalitet. Nazalitet bukurtingëllues.
Shfaq përkufizimin e plotë →NAZALIZÍM,~I m., gjuh. Hundorëzim, kalimi i një tingulli gojor në tingull hundor.
Shfaq përkufizimin e plotë →►NAZALIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR gjuh., vetv., vet. v. III Shqiptohet me hundë, hundorëzohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →NAZALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR gjuh., kal. Shqiptoj një tingull me hundë, hundorëzoj, shndërroj një tingull gojor në tingull hundor.
Shfaq përkufizimin e plotë →NAZALIZÚAR (i, e) mb., gjuh. Që është nazalizuar, që është hundorëzuar. Zanore e nazalizuar. Shqiptohet e nazalizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →NAZALÍZ/ËM,~MI m., gjuh. Hundorësi, nazalitet.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë