Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NAVIGATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njeri që bën lundrime të gjata në det, shpesh edhe për pasion; lundrimtar. Navigator vetmitar.
2. Anëtar i ekuipazhit të një anijeje ose të një avioni, përgjegjës për drejtimin. Kanë vite që përgatitin breza të rinj navigatorësh. Tërë ekuipazhi përbëhej nga tre pilotë, një navigator, një mekanik dhe tre stjuardesa.
3. tek. Pajisje që lejon përcaktimin automatik të pikës ku gjendet një anije, një aeroplan, një tank etj. dhe jep udhëzime për të ndjekur një itinerar të caktuar. Shoferi po ecte sipas navigatorit. Navigator për makina. Dërgoj destinacione me navigator të automjetit. Zhvilloi teste për zgjedhjen e navigatorëve dhe vëzhguesve të radarëve. Navigatori drejtohej nga sateliti.
4. inf. Softuer për shfaqjen e faqeve të internetit në format HTML, i cili lejon aktivizimin e lidhjeve të hipertekstit për të shkuar nga faqja në faqe.
NAVIGATÓR,~E mb. Që shërben për të naviguar; që navigon. Përgatitnim dikur planet navigatore. Bëj kërkime navigatore.
NAVIGACIÓN,~I m. Lundrim, navigim. Makinë me navigacion.
Shfaq përkufizimin e plotë →NAVIGACIONÁL,~E mb. Që ka të bëjë me lundrimin, që i përket navigimit, i navigimit. Për qëllime navigacionale. Siguri navigacionale portuale.
Shfaq përkufizimin e plotë →NAVIGATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njeri që bën lundrime të gjata në det, shpesh edhe për pasion; lundrimtar. Navigator vetmitar. 2. Anëtar i ekuipazhit të një anijeje ose të një avion…
Shfaq përkufizimin e plotë →NAVIGATÓR,~E mb. Që shërben për të naviguar; që navigon. Përgatitnim dikur planet navigatore. Bëj kërkime navigatore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë