Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NATYRÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me natyrën fizike, që i përket natyrës, i natyrës; që lidhet me natyrën e një vendi. Kushtet natyrore. Kufijtë natyrorë. Shkencat natyrore shkencat e natyrës. Pasuritë (burimet) natyrore të një vendi. Park natyror. Ligj natyror.
2. Që buron nga natyra, që nuk është bërë nga njeriu, i pakultivuar; kund. artificial, sintetik. Lëndë natyrore. Gaz natyror. Mëndafsh natyror.
3. Që bëhet sipas rregullsive ose sipas ligjeve të natyrës; që bëhet në kushtet e natyrës. Seleksionimi natyror. Vdekje natyrore. Shtimi natyror. Rritja natyrore e popullsisë. Fatkeqësi (katastrofë) natyrore.
4. Që përputhet me atë që është në natyrë, që është si në jetë, i vërtetë. Ngjyra natyrore. Në madhësi natyrore.
5. gjuh. Që merret sipas seksit dhe jo sipas treguesit gramatikor. Gjini natyrore.
6. mat. Që i përket bashkësisë së numrave të plotë 1, 2, 3 etj. deri në infinit, e cila shënohet me N. Numrat natyrorë përfshijnë vetëm numrat pozitivë.
✱Sin.: i natyrshëm, natyral, organik, vërtetë, i pakultivuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë