Fjalori
NATYRËZOJ

NATYRËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I jap diçkaje karakter natyror, e bëjngjashëm me natyrën; kund. çnatyrëzoj. Një shkëlqesë diellore, e përndriti Gjirokastrën dhe e natyrëzoi gjallërishëm. E natyrëzuan ambientin me gjithfarë gjërash natyrale.


Rezultate të ngjashme

NATÝR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. vet. nj. Gjithësia me tërë sendet e qeniet dhe mjediset në të cilat ato jetojnë, e cila zhvillohet sipas ligjeve të caktuara, bota organike dhe joorgan…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NATYRËBÚTË mb. Që është i butë e i qetë nga natyra, që nuk sillet me nervozizëm e ashpërsi. Djalë (vajzë) natyrëbutë.Sin.: i butë, i urtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NATYRËDÁSHËS,~E mb. Që e do shumë natyrën, që është i lidhur me të. Shoqëri (popull) natyrëdashës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NATYRËDÁSHËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që e do shumë natyrën. Me përkrahjen e mijëra natyrëdashësve u mbrojtën disa nga pasuritë natyrore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NATYRË́MBËL mb. Që sillet mirë e butë me të tjerët; i ëmbël, i dashur, i shoqërueshëm. Macet persiane janë natyrëmbla.Sin.: i butë, i mirë, i ëmbël, i dashur, i shoqërueshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NATYRËMÍRË mb. 1. Që është i mirë për nga karakteri. Njeri natyrëmirë.2. Që nuk është i rrezikshëm. Sëmundje natyrëmirë që nuk lë pasoja.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NATYRËSÍ,~A f. Natyrshmëri. Natyrësia e frymëzimit. Vepron (flet) me natyrësi. Luan me natyrësi në skenë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NATYRËZÍM,~I m. Veprimi kur natyrëzoj ose kur natyrëzohet diçka; kund. çnatyrëzim. Natyra i ka krijuar natyrëzimin jetës shqiptare.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►NATYRËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e NATYRËZÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NATYRËZÚAR (i, e) mb. Që është natyrëzuar; kund. i çnatyrëzuar. Një mendje e bukur e natyrëzuar në një trup bukur. Shqiptarët duket se janë të natyrëzuar me gjelbërimin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.