Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NANURÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Vë në gjumë foshnjën duke i kënduar nina-nana e duke e përkundur. Nanuris foshnjën.
2. fig. E vë në gjumë dikë, i marr mendjen, e trullos. I nanuriste me pallavra. Përpiqen të nanurisin masat. Kjo ide e nanurisi disa minuta para gjumit. Këtë ide e nanurisnin edhe thashethemnajat e përhapura.
3. fig. Përkëdhel; prek lehtë. Valët nanurisnin bregun. Era nanuriste gjethet.
✱Sin.: përkund, përgjum, trullos, përkëdhel, cik, çek.
NANURÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Vë në gjumë foshnjën duke i kënduar nina-nana e duke e përkundur. Nanuris foshnjën. 2. fig. E vë në gjumë dikë, i marr mendjen, e trullos. I nanuriste…
Shfaq përkufizimin e plotë →►NANURÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR pës. e NANURÍS. Janë nanurisur me këngë trimërie. Nanurisen me ëndrra (me iluzione). Siç nanuriten varkat prej letre në krua. Unë e di se nuk janë t…
Shfaq përkufizimin e plotë →NANURÍSUR (i, e) mb. Që është nanurisur.
Shfaq përkufizimin e plotë →NANURÍTËS,~E mb. 1. Që të përgjum. Me një zë nanuritës. Zëri i saj ishte nanuritës. Kusia e gjellës bënte një zhurmë nanuritëse. Deti me valëza nanuritëse. 2. Që të merr mendjen, q…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë