Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NAMATÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. I pëshpërit dikujt fjalë magjike për t’i shëruar sëmundjen a për t’i larguar një fatkeqësi, fryj, ysht. E namatisi hoxha. Namatiste të sëmurin. Më këndoi e më namatisi, më mbylli e më çeli. Na e namatisi udhën.
2. jokal. Pëshpërit nëpër dhëmbë disa fjalë që besohet se kanë fuqi të largojnë një të ligë a një fatkeqësi. Namatisi nëpër dhëmbë. Namatisi me vete.
3. fig. Them a mendoj me besim diçka që mund të largojë të keqen. E sa e sa lodra të tjera që ka namatisur mendja e ngeshme e njeriut.
4. fig. E bind dikë që të bëjë diçka siç dua unë, ia kthej mendjen, e ysht.
✱Sin.: fryj, ysht, frymëtoj.
►NAMATÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR pës. e NAMATÍS. U namatis nga një yshtëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →NAMATÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET vjet. 1. Veprimi kur namatis ose kur namatisem, yshtje. I bënte namatisjen. 2. Fjalët që shqiptohen me besimin se do të largojnë të keqen. Mërmëriti nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →NAMATÍSUR (i, e)I mb. Që është namatisur, i yshtur, i fryrë. Fëmijë i namatisur. Gjuetari i qaset kafshës së namatisur, zënë në kurth.
Shfaq përkufizimin e plotë →NAMATÍSUR (i, e)II mb., arb. I përmendur, i dëgjuar. Burrë i namatisur në të gjithë krahinën.
Shfaq përkufizimin e plotë →NAMATÍSUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është namatisur nga një yshtës. Të namatisurit pyjeve arratisen.
Shfaq përkufizimin e plotë →NAMATÍSUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është namatisur nga një yshtës. Po prisnin që e namatisura të bëhej më mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NAMATÍSËS,~I mb., bised. Që namatis, yshtës. Hoxhë namatisës.
Shfaq përkufizimin e plotë →NAMATÍSËS,~I m. sh. ~, ~TË Ai që namatis, yshtës. Namatisësit, shkoqitësit e ëndrrave i kishin tendat pranë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NAMATÍSËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që namatis, yshtëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →NAMATÍ,~A f. sh. ~, ~TË Magji që bëhet për të shpëtuar dikë nga një hall i madh, që besohet se ka fuqi për të ndihmuar personin në nevojë. Merret me namati.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë