Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NAM,~I m., bised. 1. Fama që i del dikujt ose mendimi që është krijuar për dikë a për diçka për të mirë ose për të keq. Është me nam është shumë i njohur, i përmendur. Me nam të mirë (të keq). Me nam e në zë. Burrë (punëtor) me nam. Fshat me nam. I doli nami u bë i njohur. I doli nami i mirë (i keq). Fitoi (mori) nam të madh. Ka një nam. Ia rriti (ia shtoi) namin. I vajti nami larg. T'u shoftë nami! (mallk.) I humbtë nami! (mallk.) Më mirë të të dalë syri, sesa nami. (fj. u.).
2. fig. Dëm i madh, e keqe e madhe, shkatërrim i madh, kërdi, gjëmë; zhurmë e madhe për diçka, qamet. Bëri namin për një pulë. S’bëhet nami!
3. Sasi shumë e madhe. U mblodh nami i gjindjes. Nami i kokrrave ranë në tokë nga era e madhe.
✱Sin.: famë, emër, zë, zulmë, dëm, shkatërrim, kërdi, gjëmë, zhurmë.
♦ S’u bë nami! mospërf. nuk ndodhi ndonjë e keqe e madhe, s’u prish ndonjë punë e rëndësishme; punë e madhe (fort)! mospërf. Bën namin (dikush). 1. Arrin diçka të madhe; fiton bujshëm. 2. Bërtet e shan me të madhe për diçka, bën zhurmë të madhe; e kthen gjithçka përmbys; bën hatanë; vë kujën; bën gurin e gjakut; e ngre zërin në qiell. *Dhentë e dhitë e Zeres nami i Kapllan Qeres! (Humbi) pa nam e pa nishan (dikush a diçka) u zhduk krejt, humbi pa lënë asnjë gjurmë; as e dimë ku ka vajtur a ku është, nuk i gjendet asnjë shenjë; i humbi (s’i gjendet) nishani (dikujt a diçkaje); (humbi) si pluhuri në erë; (sikur) ra në pus. Është me nam (dikush a diçka) shquhet, dallohet, e njohin të gjithë (për të mirë a për të keq). La nam (dikush) bëri diçka të jashtëzakonshme (të mirë a të keqe), që i habiti të tjerët e pati jehonë të madhe; la përshtypje tek të gjithë; e përflasin të gjithë; ia bëri fora; u bë përrallë.
NAMÁZ,~I m., fet. Falje që bëhet disa herë në ditë nga besimtarët myslimanë; secila nga faljet e myslimanëve. Namazi është shtylla e dytë e Islamit. Namazi i mëngjesit. Falnin nama…
Shfaq përkufizimin e plotë →NAMÉT,~I m. sh. ~E, ~ET Ortek i madh bore, grumbull bore i bartur nga era në një vend.
Shfaq përkufizimin e plotë →NAMÍ,~A f. nj. Sasi shumë e madhe, e panumërt. Këtu qenkan zogjtë e namisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NAMLÍ,~A f. sh. ~, ~TË vjet. Pushkë e vjetër që mbushet nga gryka.
Shfaq përkufizimin e plotë →NAMLÍ ndajf. 1. Krejt vetëm, fillikat. U nis natën qyqe namli. U gjend namli në mes të pyllit.2. Shtang, drejt. I vdekuri qëndron namli në arkivol.
Shfaq përkufizimin e plotë →NAMÚS,~I m., bised., vjet. Nder, dinjitet, cipa e njeriut, respekt për veten. Njeri me namus. Ruan (prish) namusin. U binte namusi. Djalin e jap, po namusin s’e fëlliq. Më ke preku…
Shfaq përkufizimin e plotë →NAMÚÇ,~E mb. I vrazhdë, i zymtë. Njeri namuç.
Shfaq përkufizimin e plotë →NAM/ZÍ,~ZÉZË mb. 1. Që është namkeq, me famë të keqe, famëzi. Ai njihet si namzi në të gjithë krahinën. 2. si em. Ai që është namkeq, famëzi. Namziu e pësoi keq këtë herë. Namziun …
Shfaq përkufizimin e plotë →NÁMËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që nëm, ai që mallkon, namqar.✱Sin.: mallkues, namqar.
Shfaq përkufizimin e plotë →NÁMËT (i, e) mb. I mallkuar, i nëmur. Pyll i namët.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë