Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►NËPËRTH/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e NËPËRTHÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËPËRTH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR krahin., kal. Luaj me ushqimin a diçka tjetër duke e kaluar nëpër duar apo duke e kafshuar vende-vende. Mos i nërpërtho domatet se prishen shpejt!
Shfaq përkufizimin e plotë →NËPËRTHÚAR (i, e) mb., krahin. Që është nëpërthuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËPËRTHÚR,~IT (të) as., krahin. Veprimi kur nëpërthoj apo kur nëpërthohet diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËPËRTÝM/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Më kujtohet, më vjen ndërmend diçka si nëpër tym. M’u nëpërtym ajo ngjarje. Iu nëpërtym takimi i para disa viteve me të.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËPËRTÝMTË (i, e) mb. Që është nëpërtymur. Ngjarje e nëpërtymtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËPËRTÝMUR (i, e) mb. Që është nëpërtymur; jo i qartë, i mjegullt. Kujtim i nëpëtymur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë