Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NËPËRKË́MBJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur nëpërkëmb ose kur nëpërkëmbem. Nëpërkëmbja e të drejtave (e interesave). Nëpërkëmbjet dhe poshtërimet. Nëpërkëmbja e dinjitetit. Iu duk një nëpërkëmbje e pafalshme.
✱Sin.: shkelje, shpërfillje, ndërkëmbje, përbythje, shpërbythje, sukullim, përshkardhje.
NËPËRKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Kthesë e lakuar e një rruge, e një lumi etj., gjarpërim. Nëpërkimet e rrugës.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËPËRK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Dredhoj, gjarpëroj. Rruga nëpërkonte midis malesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËPËRKË́MB vep., ~A, ~UR kal. Marr nëpër këmbë, sillem keq e me mospërfillje me dikë, duke i shkelur të drejtat a interesat; trajtoj keq e me mospërfillje dikë a diçka. I nëpërkëmb…
Shfaq përkufizimin e plotë →►NËPËRKË́MB/EM jovep., ~A (u), ~UR pës. e NËPËRKË́MB. U nëpërkëmb autoriteti i tij.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËPËRKË́MBUR (i, e) mb. Që është nëpërkëmbur, që është marrë nëpër këmbë, që trajtohet keq; që i shkelen të drejtat a interesat dhe që nuk përfillet. Njeri i nëpërkëmbur. Gratë ish…
Shfaq përkufizimin e plotë →NËPËRKË́MBUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është nëpërkëmbur, ai që është marrë nëpër këmbë, ai që trajtohet keq; ai të cilit i shkelen të drejtat a interesat dhe që nuk përfille…
Shfaq përkufizimin e plotë →NËPËRKË́MBËS,~E mb. Që nëpërkëmb, që merr nëpër këmbë, që sillet keq e me mospërfillje me dikë. Përpjekje nëpërkëmbëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËPËRKË́MBËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që nëpërkëmb; ai që merr nëpër këmbë, ai që sillet keq e me mospërfillje me dikë. Nëpërkëmbësit e fesë. Nëpërkëmbësit dhe shkelësit më të mëdhenj t…
Shfaq përkufizimin e plotë →NËPËRKË́MBËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që nëpërkëmb; ajo që merr nëpër këmbë, ajo që sillet keq e me mospërfillje me dikë. Nëpërkëmbëset e medias.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë