Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NËNVIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund të nënvizohet në një tekst.
2. fig. Që mund të vihet në dukje në mënyrë të veçantë; që mund të tërheqë vëmendjen për rëndësinë që ka; i theksueshëm. Domethënia e një fakti të tillë është e nënvizueshme. Një sukses i nënvizueshëm ishte edhe për solistët e tjerë. Qe një moment i nënvizueshëm i kthesës së tij.
NËNVIZÚESHËM ndajf. Në mënyrë të dukshme, duke theksuar a duke nënvizuar diçka. Letërsia është e theksuar nënvizueshëm me karakter social. Ata nënvizueshëm mbështetën edhe njërën nga temat.
NËNVIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur nënvizoj ose kur nënvizohet diçka; theksim. Nënvizimi i shembujve. Nënvizimi i disa çështjeve. 2. Vizë që hiqet nën fjalën a rreshtin e di…
Shfaq përkufizimin e plotë →►NËNVIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e NËNVIZÓJ. Nënvizohet me të kuqe. Frazat e fundit ishin nënvizuar. Nënvizohet me forcë. Siç nënvizohet në shkresë (në vendim).
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNVIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Heq një vijë nën një fjalë ose nën një rresht të shkruar. Nënvizoj me laps të kuq. Nënvizoj një fjalë (një fjali, një paragraf). 2. fig. Vë në du…
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNVIZÚAR (i, e) mb. Që është nënvizuar (për fjalët ose faqet e një shkrimi), që është e shënjuar me një vizë poshtë për ta vënë në dukje, për ta theksuar; kund. i panënvizuar. Fja…
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNVIZÚES mb. 1. Që shërben për të nënvizuar diçka në një tekst. Lapsa nënvizues. Marker nënvizues. 2. fig. Që vë në dukje diçka në mënyrë të veçantë; që tërheq vëmendjen e dikujt …
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNVIZÚES,~I m. sh. ~, ~IT Mjet që shërben për të nënvizuar diçka. Nënvizues me ngjyra të ndryshme. Nënvizues i lëngshëm. Nënvizues për dërrasë të bardhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë