Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NËNTOKËSÓR,~E mb. Që gjendet nën sipërfaqen ose në brendësinë e tokës; që ndodh, që vepron ose që bëhet në thellësi të tokës; kund. mbitokësor. Pasuritë nëntokësore. Burimet nëntokësore. Ujëra nëntokësore. Kullim nëntokësor proces i heqjes së ujërave të tepërta nga sipërfaqja e tokës dhe e nëntokës nëpërmjet një rrjeti kanalesh kulluese nëntokësore. Punime (galeri, tunele) nëntokësore (min.). Kërcelli nëntokësor (bot.) kërcell, që formohet brenda në tokë dhe që grumbullon lëndë ushqyese rezervë, siç është rizoma, zhardhoku, qepa etj. Shpërthime nëntokësore (gjeol.).
✱Sin.: i nëndheshëm, nëndhes.
NËNTÓKAS ndajf., krahin. Dinakërisht, tinëzisht, fshehtas.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNTÓKSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Nëntokësor. Garazh i nëntokshëm. Trena të nëntokshëm. Miniera të nëntokshme. Korridore të nëntokshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNTÓK/Ë,~A f. Shtresat e dheut që gjenden në brendësi ose në thellësi të tokës; pjesë e poshtme e tokës që ndodhet nën shtresën e punueshme; nëntruall; kund. mbitokë. Nëntokë e pa…
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNTÓKËS,~II m. sh. ~A, ~AT euf., krahin. 1. Gjarpër. 2. Urith.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNTÓKËS,~III m. sh. ~A, ~AT krahin. Ai që e fsheh fytyrën e vërtetë, ai që nuk i tregon synimet e veta, por vepron nëndhe, nën rrogoz; ai që është tinëzar e i pabesë, nënbarkës, b…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë