Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NË́NTË num. 1. Numri që vjen menjëherë pas tetës, që shënon një sasi të barabartë me tetë edhe një. Nëntë veta. Nëntë herë. Nëntë orë (ditë, javë, muaj, vjet). Në orën nëntë. Nëntë të dhjetat. Tre shumëzim për tre bëjnë nëntë. E ndaj në nëntë pjesë. I plotpjesëtueshëm me nëntë.
2. përmb. NË́NTË (të) m. dhe NË́NTA (të) f. Nëntë së bashku a menjëherë. Dolën të nëntë lojtarët. I vuri të nënta.
3. si mb. I nëntë. Dhoma (salla) nëntë. Kabina nëntë. Hyrja nëntë.
NË́NT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shifra nëntë (9); sasia që shënohet me këtë shifër. Shkruaj nëntën. Mbledh dy nënta. Heq dy nga nënta.
2. Send a njeri, që shënohet me shifrën nëntë. Nënta spathi (në letra). Nënta gjuajti me kokë. sport.
3. Nota 9 në sistemin shkollor të vlerësimit të dijeve deri në dhjetë. Mori një nëntë. I vuri nëntë. I doli mesatarja nëntë.
NË́NTË (i, e) mb. 1. Që i përgjigjet numrit nëntë në një varg njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj., që vjen menjëherë pas të tetit. Muaji i nëntë. Radha (banka) e nëntë. Dita e nëntë. Lojtari i nëntë.
2. si em. f. Një nga të nëntë pjesët e barabarta në të cilat është ndarë një e tërë. Një e nënta. Tri të nëntat.
3. si em. Ai që i përgjigjet numrit nëntë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj., ai që vjen menjëherë pas të tetit. Doli i nënti. Ishte në të nëntin në muajin e nëntë të barrës. Ikën të nëntë.
♦ Sikur është në të nëntin (dikush) shaka. ngutet shumë, përpiqet të bëjë shpejt e shpejt një punë; nuk ka durim (thuhet zakonisht për një burrë); sikur iu përcollën gjinjtë (dikujt) shaka.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë