Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NËNTËMBËDHJÉTË num. 1. Numri që vjen menjëherë pas tetëmbëdhjetës dhe që shënon një sasi të barabartë me tetëmbëdhjetë edhe një. Nëntëmbëdhjetë burra (gra). Nëntëmbëdhjetë ditë (vjet). Nëntëmbëdhjetë kilometra. Nëntëmbëdhjetë orë (minuta).
2. si mb. I nëntëmbëdhjetë. Ndërtesa (pallati) nëntëmbëdhjetë. Në kilometrin nëntëmbëdhjetë. Në faqen nëntëmbëdhjetë.
NËNTËMBËDHJÉTË (i, e) mb. 1. Që i përgjigjet numrit nëntëmbëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Radha e nëntëmbëdhjetë. Dita e nëntëmbëdhjetë. Në minutën e nëntëmbëdhjetë.
2. si em. f. Një nga të nëntëmbëdhjetë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e nëntëmbëdhjeta.
NËNTËMBËDHJÉT/Ë,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) Ai që i përgjigjet numrit nëntëmbëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikimi etj. Doli i nëntëmbëdhjeti.
NËNTËMBËDHJÉT/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që i përgjigjet numrit nëntëmbëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Doli e nëntëmbëdhjeta në garën çiklistike.
NËNTËMBËDHJÉTËVJEÇÁR,~E mb. Që ka mbushur nëntëmbëdhjetë vjeç, që ka një moshë prej nëntëmbëdhjetë vjetësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNTËMBËDHJÉTËVJEÇÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka mbushur nëntëmbëdhjetë vjeç, ai që ka një moshë prej nëntëmbëdhjetë vjetësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNTËMBËDHJÉTËVJEÇÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka mbushur nëntëmbëdhjetë vjeç, ajo që ka një moshë prej nëntëmbëdhjetë vjetësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNTËMUJÓR,~E mb. Që vazhdon a zgjat nëntë muaj; që përfshin nëntë muaj. Periudhë nëntëmujore. Praktikë nëntëmujore. Kurs nëntëmujor. Bursë nëntëmujore.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNTËMUJÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Periudhë kohe prej nëntë muajsh; tri të katërtat e vitit. Plani i nëntëmujorit. Në fund të nëntëmujorit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë