Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NËNSHTRÚAR (i, e) mb. 1. Që është nënshtruar; që ka rënë nën pushtetin a varësinë e dikujt; që shfrytëzohet nga dikush. Vend i nënshtruar. Kombe të nënshtruara.
2. Që bindet pa zë, që përulet para vullnetit të dikujt, i përulur. Njeri i nënshtruar. E ndoqi pas të atin, e nënshtruar.
✱Sin.: i mposhtur, i robëruar, i skllavëruar, i përulur, i përvuajtur, i ndrydhur, i thyer, i gjunjëzuar, ballulur, i bindur, i dorëzuar, i shtruar, i përshkardhur, shpirtrob, shpirtskllav, i shtypur, i kërrusur, këmborë.
NËNSHTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vë nën pushtetin a nën sundimin tim; vë në gjendje varësie, e detyroj të bindet. Nënshtruan vendin. Nuk i nënshtruan dot protestuesit. S’mundën ta nënshtronin Shqipërinë.
2. Bëj diçka që të veprojë në dobinë time e sipas qëllimeve të mia. Nënshtrojmë natyrën (forcat e natyrës).
3. Vë diçka në shërbim të një ideje a detyre kryesore, të një qëllimi a synimi themelor që qëndron mbi çdo gjë tjetër. Ia nënshtruan gjithçka socializmit. Ia nënshtroj interesin vetjak interesit të përgjithshëm.
4. E kaloj diçka nëpër një shqyrtim. Ia nënshtroj gjykimit të masës. Ia nënshtroj oponencës publike një vepër.
✱Sin.: mposht, zë, pushtoj, shkel, zaptoj, robëroj, gjunjëzoj, përul, skllavëroj, gëlltis, shtroj, shtyp, përgjunj, përshkardh, thyej, karfos, kërrus, sundoj, shfrytëzoj, ndrydh, zotëroj, zotoj, provoj.
NËNSHTÉTAS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Shtetas i një vendi që ka në krye një mbret a perandor. 2. vjet. Shtetas.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNSHTRÁT,~I m., libr. Nënshtresë. Nënshtrati i lumit.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNSHTRÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shtresë që vjen poshtë diçkaje; gjeol. shtresë e hollë, e vendosur përposh një tjetre; substrat; kund. mbishtresë. Nënshtresë e përshkueshme (e pap…
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNSHTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi dhe gjendja kur nënshtroj ose kur nënshtrohem; kund. mosnënshtrim. Nënshtrimi i natyrës. Nënshtrimi i një vendi. S’dinë ç’është nënshtrimi. Nëns…
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNSHTRÍRË (i, e) mb. Që është i shtrirë poshtë diçkaje tjetër.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNSHTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vë nën pushtetin a nën sundimin tim; vë në gjendje varësie, e detyroj të bindet. Nënshtruan vendin. Nuk i nënshtruan dot protestuesit. S’mundën …
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNSHTRÚES,~E mb. Që vë dikë nën pushtetin a nën varësinë e vet; që vë përposh a përul dikë. Fuqi nënshtruese. Politikë nënshtruese. ✱Sin.: robërues, shtypës, sundues, skllavërues,…
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNSHTRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që vë dikë nën pushtetin a nën varësinë e vet; ai që vë përposh a përul dikë. Personazhet ndahen në dy grupe: nënshtruesit dhe të nënshtruarit. Kisht…
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNSHTÝP vep., ~A, ~UR libr., kal. Shtyp, i jap fund diçkaje me anë të forcës; shtyp duke e zënë poshtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►NËNSHTÝP/EM jovep., ~A (u), ~UR pës. e NËNSHTÝP. Me dhunë u nënshtypën të gjitha revoltat.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë