Fjalori
NËNSHKRUAJ

NËNSHKR/ÚAJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1.emrin e mbiemrin ose shkurtimin e tyrefund të një letre, të një shkrimi, të një dokumenti etj. për të vërtetuar se jam vetë autori i tij ose për të miratuar përmbajtjen, firmoj. Nënshkruaj shkresën (urdhrin, vendimin, procesverbalin). Nënshkruaj dëftesën (fletëdaljen). Nënshkruaj çekun (urdhërxhirimin, kontratën). Nënshkruaj një deklaratë.
2. Marr përsipërplotësoj kushtet dhe detyrimet e një marrëveshjeje, e një traktati etj., duke vënë nënshkrimin; pranoj kushtet. Nënshkruaj një marrëveshje (një traktat). Nënshkruan paqen. Nënshkruaj në të bardhë nënshkruaj pa shënuar shumën e parave (për çeqet etj.).
Sin.: pranoj, firmos, firmoj.


Rezultate të ngjashme

NËNSHKÁLL/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT Vendi, hapësira që ndodhet nën shkallët. Kishte vënë një raft për këpucët në nënshkallë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NËNSHKEBÓZ/Ë,~A f., bot. Lëkurë, dermë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NËNSHKRETËTÍR/Ë,~A f. Shtrirje toke e thatë që është më pak e thatë se shkretëtira tipike; habitat i thatë që ka reshje të mjaftueshme për të lejuar që bimësia të vazhdojë gjatë gj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NËNSHKRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur nënshkruaj, apo kur nënshkruhet diçka. Nënshkrimi i një marrëveshjeje (i një traktati, i një kontrate). Nënshkrimi që i dha fund konflikt…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NËNSHKRÚAR (i, e) mb. 1. Që është nënshkruar; i firmosur. Çek i nënshkruar. 2. I regjistruar. - A është e nënshkruar këtu si anëtare?

Shfaq përkufizimin e plotë →

NËNSHKRÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) zyrt. Ai që ka vënë nënshkrimin në fund të një lutjeje, të një kërkese, të një ankese etj. Unë, i nënshkruari...

Shfaq përkufizimin e plotë →

NËNSHKRÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) zyrt. Ajo që ka vënë nënshkrimin në fund të një lutjeje, të një kërkese, të një ankese etj. Unë, e nënshkruara...

Shfaq përkufizimin e plotë →

NËNSHKRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Personi ose pala që nënshkruan një marrëveshje, një traktat etj.Sin.: firmosës, firmëtar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NËNSHKRÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që nënshkruan një marrëveshje, një traktat etj.Sin.: firmosëse, firmëtare.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►NËNSHKR/ÚHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Regjistrohem. U nënshkrua në degën e mjekësisë. 2. pës. e NËNSHKRÚAJ. U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.