Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NËNKULTÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vlerat kulturore dhe modelet e sjelljes dalluese të një grupi të caktuar në një shoqëri.
2. Grup që ka tipare sociale, ekonomike, etnike ose tipare të tjera dalluese të mjaftueshme për ta dalluar atë nga të tjerët brenda së njëjtës kulturë ose shoqëri. Nënkulturat janë komunitete të vogla dhe të specializuara. Nënkultura të mbyllura (të hapura). Nënkultura rinore.
3. biol. Një kulturë (si e baktereve) që rrjedh nga një kulturë tjetër.
NËNKULARTHÓR,~E mb., anat. Që ka të bëjë me zonën poshtë klavikulës. Muskul nënkularthor. Venë nënkularthore.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNKULTURÓR,~E mb. Që ka të bëjë a që lidhet me një nënkulturë; që i përket një nënkulture, i një nënkulture. Dallimet nënkulturore. Elemente nënkulturore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë