Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NËNKONTINÉNT,~I m. sh. ~E, ~ET Një sipërfaqe e madhe toke më e vogël se një kontinent; veçanërisht një nënndarje e madhe e një kontinenti. Nënkontinenti indian.
NËNKONTINENTÁL,~E mb. 1. Që ka të bëjë a që lidhet me një nënkontinent, që i përket një nënkontinenti, i një nënkontinenti. India nënkontinentale. Kjo klimë prek zona të mëdha nënk…
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNKÓNSÚ/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT Përfaqësues diplomatik i një shkalle më të ulët se konsulli. U emërua nënkonsull.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNKONSÚLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Përfaqësuese diplomatike e një shkalle më të ulët se konsulli.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNKONTRAKTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Marrja (e mallrave ose e shërbimeve) me kontratë nga një furnizues i jashtëm; kontraktim i jashtëm. Ia ka dhënë me nënkontraktim një biznesmeni tjet…
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNKONTRAKT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Marr (mallra ose shërbime) me kontratë nga një furnizues i jashtëm. Nënkontraktuan një firmë ndërtimi.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNKONTRAKTÓR,~E mb. Që nënkontrakton. Kompani (shoqëri) nënkontraktore.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNKONTRAKTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që nënkontrakton. Nënkontraktori i këtij projekti. Nënkontraktor i besueshëm në ndërtim.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNKONTRAKTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që nënkontrakton. Nënkontraktorja shqiptare e rrugës.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNKONTRAKTÚAR (i, e) mb., ek. Që është nënkontraktuar, që bëhet me burime të jashtme, me kontratë nga një furnizues i jashtëm. Kompani e nënkontraktuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNKONTRÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT ek. Kontratë me një kompani ose me një person për të kryer punë për një kompani tjetër si pjesë e një projekti më të madh.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë