Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NËNKOMITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET Nënndarje e një komiteti të organizuar zakonisht për një qëllim të caktuar. Nënkomitet teknik. Secili nënkomitet i stabilizim-asociimit.
NËNKOMANDÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. Oficeri i dytë që vjen pas komandantit si hierarki, zëvendëskomandant. Nënkomandant i operacioneve ushtarake. Nënkomandant i Forcave të Armatos…
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNKOMANDÁNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Oficerja e dytë që vjen pas komandantit si hierarki, zëvendëskomandante.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNKOMISÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Gradë në policinë e shtetit, një gradë më e ulët se e komisarit. 2. Ai që mban këtë gradë. Nënkomisar i zakonshëm. Pas kërkimeve që bëri nënkomisari…
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNKOMISÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Gradë në policinë e shtetit, një gradë më e ulët se e komisares.2. Ajo që mban këtë gradë. Nënkomisare në komisariatin e policisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNKOMISIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET Nënndarje e një komisioni të organizuar zakonisht për një qëllim të caktuar. Nënkomisione parlamentare.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë