Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NËNEKSPOZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E vë nën efektin e ndriçimit të pamjaftueshëm ose nën nivelin e pranueshëm (për aparatet që punojnë me lente); përdor një teknikë fotografike në të cilën ndriçimi i dobët jep foto më të errëta duke rezultuar në pamje të paqartë; kund. mbiekspozoj. Vendosa ta nënekspozoj këtë foto.
NËNEKSPOZÍM,~I m. Të qenët nën efektin e ndriçimit nën masën normale ose nën nivelin e pranueshëm për aparatin fotografik, kamerën etj.; teknikë fotografike në të cilën drita e pam…
Shfaq përkufizimin e plotë →►NËNEKSPOZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Është nën efektin e ndriçimit të dobët duke rezultuar në pamje të errët të imazhit (për fotot, kamerat etj.); kund. mbieksp…
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNEKSPOZÚAR (i, e) mb. Që është nënekspozuar; që nënekspozohet; kund. i mbiekspozuar. Imazh i nënekspozuar. Fotografi e nënekspozuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë