Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NËNDREJTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Punonjës i administratës me detyrë më të ulët se drejtori, që e ndihmon dhe e zëvendëson këtë, zëvendësdrejtor. Nëndrejtori i ndërmarrjes (i shkollës, i spitalit). Nëndrejtor për anën mësimore (ekonomike). Prezantoi nëndrejtorin e ri.
NËNDREJTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Nëndrejtoreshë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNDREJTORÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Punonjëse e administratës me detyrë më të ulët se drejtori, që e ndihmon dhe e zëvendëson këtë, zëvendësdrejtoreshë. Nëndrejtoresha e shkollës (e …
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNDREJTÚES,~I m. sh. ~, ~IT Person që gëzon pozicionin e një nëntitullari në një institucion, kompani etj. Nëndrejtues në administratën shtetërore. Grupi kishte drejtues dhe nëndr…
Shfaq përkufizimin e plotë →NËNDREJTÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që gëzon pozicionin e një nëntitullari në një institucion, kompani etj. Nëndrejtuese e sesionit. Nëndrejtuese e njësisë bashkiake.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë