Fjalori
NËNDETËSE

NËNDÉTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Anije, kryesisht lufte, e mbyllur, që lundron nën sipërfaqen e detit. Nëndetëse bërthamore (atomike, raketore, balistike). Periskopi i nëndetëses. Baza e nëndetëseve.


Rezultate të ngjashme

NËNDÉT,~I m. Sipërfaqja e fundit të detit. Nëndeti ruan pasuri të pafundme. Nëndeti është varri i sa e sa anijeve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NËNDETÁR,~E mb. Që gjendet ose që është i vendosur nën sipërfaqen e detit a në fundin e detit. Bimësi nëndetare. Vargmale nëndetare. Shkëmbinj nëndetarë. Hendek nëndetar. Pasuri në…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NËNDÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Nëndetar; nënujor. Tunel i nëndetshëm. Tërmet i nëndetshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.