Fjalori
NËMUR

NË́MUR (i, e) mb. 1. Që ka mbi vete një nëmë, që është nëmur; i mallkuar. Armiqtë e nëmur. Shtëpi (tokë) e nëmur. Paranëmura.
2. I shkretë, i mjerë, i gjorë. E nëmura plakë. I nëmuri baba.
Sin.: i mallkuar, i truar, i shajtuar, i shkretë, i mjerë, i gjorë, fatkeq.

NËMUR

NË́MUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Ajo që ka mbi vete një nëmë, ajoështë nëmur, ajoështë mallkuar, e mallkuara.
2. E shkreta, e mjera, e gjora. Ç’e gjeti, të nëmurën!

NËMUR

NË́MUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) 1. Ai që ka mbi vete një nëmë, ai që është nëmur, ai që është mallkuar, i mallkuari. U larguannëmurit.
2. I shkreti, i mjeri, i gjori. Ç’pati, i nëmuri, që vdiq?

NËMUR

NË́MUR,~IT (të) as. Mallkim, nëmë. nëmurit e nënës nuk të zënë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: NËM
NËM

NËMI vep., ~A, ~UR kal. dhe jokal. 1. I drejtohem dikujt a diçkaje me zemërim e me fjalërënda, që shprehin një dëshirëkeqe a një dënim; mallkoj; kund. uroj. Nëmte armikun. Nëm sëmundjen (pleqërinë). Nëm gur më gur e nëm rëndë. Mos e nëm fëmijën! Shante e nëmte.
Sin.: mallkoj, nëmoj, nëmos.

NËM

NËMII vep., bised., kal. Jepma! Ma jep! Jepmani! Ma jepni! (përdoret me trajtat e shkurtra përemërore të pasvendosura në trupfoljes, vetëmkohën e tashme, në mënyrën urdhërore). Nëma pak gotën e ujit! Nëma dorën, eja me mua! Nëmani mua se e bëj unë atë punë! Mos e hidhni, nëmani mua!

NEM

NEM,~I m. Lagështi, noti, igrasi. Kokat e shkrepëses morën nem, nuk ndizen më.


Rezultate të ngjashme

NËMURÍ,~A f., arb. Varfëri, mjerim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.