Fjalori
NËMJE

NË́MJ/E,~A f. Mallkim.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: NËM
NËM

NËMI vep., ~A, ~UR kal. dhe jokal. 1. I drejtohem dikujt a diçkaje me zemërim e me fjalërënda, që shprehin një dëshirëkeqe a një dënim; mallkoj; kund. uroj. Nëmte armikun. Nëm sëmundjen (pleqërinë). Nëm gur më gur e nëm rëndë. Mos e nëm fëmijën! Shante e nëmte.
Sin.: mallkoj, nëmoj, nëmos.

NËM

NËMII vep., bised., kal. Jepma! Ma jep! Jepmani! Ma jepni! (përdoret me trajtat e shkurtra përemërore të pasvendosura në trupfoljes, vetëmkohën e tashme, në mënyrën urdhërore). Nëma pak gotën e ujit! Nëma dorën, eja me mua! Nëmani mua se e bëj unë atë punë! Mos e hidhni, nëmani mua!

NEM

NEM,~I m. Lagështi, noti, igrasi. Kokat e shkrepëses morën nem, nuk ndizen më.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.